Si hyri Italia në luftën e Kosovës, flet ish-Kryeministri italian, D’alema

Pastaj ndodhi plaga e luftës. Ju zbatuat një vendim tashmë të marrë?
Vendimi i marrë nga qeveria Prodi qe një lloj paraalarmi: siç e kam shpjeguar më parë, “Activation Order” konsiston në vënien në dispozicion të NATO e forcave të armatosura. Vendimi për të vepruar ushtarakisht dhe impenjuar Italinë qe politik dhe u mor më pas. Faktikisht, nuk kishte unanimitet në kancelaritë e ndryshme europiane. Padyshim që pati një presion të fortë amerikan dhe anglez, një rezistencë të caktuar nga francezët dhe, sidomos, rezistencë nga gjermanët dhe ne. Por skena ndryshoi, pasi njoftimet për masakrat pasoheshin nga pamjet e tmerrshme e vuajtjeve që përjetonin popullsitë civile. Në atë pikë u bë e qartë se një aksion i drejtpërdrejtë nga ana e NATO nuk ishte më i evitueshëm dhe nuk kish sesi të mos ishte NATO ajo që ta drejtonte, pasi në Kombet e Bashkuara ishte blloku ruso – kinez, armiqësor ndaj ndërhyrjes. Pastaj u vumë përballë pushtimit masiv të Kosovës nga ana e forcave të armatosura serbe, që shkaktoi një eksod masiv për t’i shpëtuar spastrimit etnik. Situata percipitoi. Kujtoj se shkova midis Shqipërisë e Kosovës, ku Italia ishte e impenjuar në iniciativa solidariteti dhe pashë atë lumë njerëzish që derdhej nga përtej kufirit, me njerëz të plagosur e të tronditur që kërkonin ndihmë. Perceptohej e gjithë tragjedia e një populli. Qe atëëhere që u bindja se nuk mund të bëhej gjë tjetër përveçse të ndërhyhej.

Nuk e ngritët pproblemin se një pjesë e botës tuaj, e botës tonë, nuk do ta kuptonte?
Qe një zgjedhje shumë e vuajtur, ndaj së cilës u dorëzova tamam në fund. Chiara Ingrao, vajza e Pietro, ka qenë një lidere e lëvizjes pacifiste. Në atë periudhë më shërbente si përkthyese dhe, pas atij sezoni, më ka akuzuar gjithmonë se nuk nuk i kam rivendikuar kurrë ndaj pacifistëve të gjitha tentativat e bëra për të kërkuar që të shmangej vajtja tek lufta. Për shembull, kujtoj se pas një serie takimesh me anglezë dhe amerikanë organizova një takim të rezervuar me Milan Milutinoviçin. Përfitova nga fakti që kishim të njëjtin dentist që ka një histori e cila ndërthuret me atë të të dy vendeve. Në fakt, dentisti ynë është i biri i një antifashisti që ishte arratisur në Jugosllavi, ishte rritur atje dhe ishte shumë i lidhur me atë botë. E dija se Milutinoviçi vinte fshehurazi në Romë për tu kuruar dhe kështu që gjeta mënyrën për ta takuar tek dentisti. Pata një bisedë të gjatë me të. Ishte President i Serbisë në momentin kur Sllobodan Millosheviçi ishte President i Federatës. Nga ana e tij, nuk kishte asnjë vullnet për gjetjen e një kompromisi dhe kuptova se nuk mbetej tjetër veç ndërhyrjes ushtarake. Dhe mora përgjegjësitë e mia. Lufta është diçka që një politikan kurrë nuk duhet ta urojë se do t’i duhet ta bëjë, ama, kur është, duhet t’i marrë përsipër përgjegjësitë. Nuk mund të thotë “nuk doja”, “më kanë detyruar”, siç ka bërë Berlusconi për Irakun ose Libinë.

Ju rrëfeni një zgjedhje të vuajtur, por pati një komponent të qendrës së majtë që tregohej më entuziaste, duke e ekzaltuar luftën etike…
Në përgjithësi, kam qenë gjithmonë kundër ekzaltimit të luftës dhe e gjej konceptin e “luftës etike” kontradiktor dhe ambig. Për të qenë të saktë, nuk duhet harruar se nuk kemi shkaktuar konflikt. Lufta ekzistonte. Bile, nëqoftëse konsiderojmë luftën civile ballkanike në tërësinë e saj, duhet thënë se ajo tashmë kishte shkaktuar 300000 të vdekur. Ne kemi ndërhyrë ushtarakisht për t’i dhënë fund masakrës. Rekursi ndaj përdorimit të forcës është gjithmonë një zgjedhje ekstreme dhe e dhimbshme, mund të pranohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur bëhet fjalë për të mbrojtur jetën, sigurinë, të drejtat e njeriut e mijëra, në mos miliona, njerëzve. Është një parim shumë delikat për t’u menaxhuar dhe, në këtë kuptim, nuk mund të mohohet apo përjashtohet në mënyrë paragjykuese. Natyrisht, mund t’i drejtohesh vetëm kur janë ezauruar pa sukses të gjitha instrumentat dhe sanksionet e parashikuara nga Karta e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen paqësore e konflikteve.

Në këtë situatë u hap një debat shumë i rëndësishëm lidhur me konceptin “Responsibility to protect”, domethënë i së drejtës të komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë edhe duke shkelur parimin e sovranitetit të shteteve. Besoj se kjo e drejtë ekziston, por ëështë e qartë se duhet vlerësuar entiteti i kërcënimit dhe, për pasojë, të matet proporcionaliteti në përdorimin e forcës. Në radhë të dytë, mbetet themelor legjitimimi ndërkombëtar, që në linjë parimore duhet të vijë nga Kombet e Bashkuara. Fatkeqësisht, në rastin e Kosovës, kjo nuk qe e mundur dhe fatkeqësisht paaftësia për të vendosur nga ana e Kombeve të Bashkuara manifestohet shpesh, pasi paralizohet nga vetot e fuqive. Së fundi, është shumë e rëndësishme që të mund ta zbatohet një standard i vetëm, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur ke të bësh me fuqi të mëdha që, për shembull, disponojnë armë bërthamore. Siç shihet, bëhet fjalë për një çështje mjaft komplekse, që nuk lejon thjeshtime të lehta dhe retorike. Përfundimisht, ka një përgjegjësi të politikës, që është ajo e vlerësimit të situatave konkrete dhe e zgjedhjes së rrugëve realisht të praktikueshme. Duhet të mund të pranohet se duhet të përdoret forca kur është në lojë jeta e një numri të madh njerëzisht dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i shpëtuar.

Patët një sintoni të plotë me amerikanët?
Konflikti qe një ngjarje komplekse. Ua bëmë të qartë amerikanëve se Italia do t’i merrte përsipër përgjegjësitë e saj, se do ta bënte atë me bindje dhe me ndërgjegje të qetë, por se ata do të gënjeheshin nëse do të mendonin se do ta zgjidhnin gjithçka pas disa orë bombardimesh pse serbët do të dorëzoheshin me shpejtësi. Në lojë qenë historia dhe ndjenjat e sedimentuara në shekuj në atë konflikt mizor. Në fakt, Kosova prekte diçka shumë të thellë të identitetit dhe të rrënjës kombëtare të serbëve: ishte djepi i qytetërimit të tyre. Pastaj u detyruan që të spostoheshin në veri, pasi humbën betejën me turqit. Amerikanët kanë një qytetërim ku raporti midis historisë mijëravjeçare, gjakut dhe territorit nuk është aq i fortë si në kontinentin tonë. Ndoshta për këtë kjo histori atyre u dukej e lashtë, e largët dhe tentonin ta minimizonin. Sigurisht, është e vërtetë se sot Kosova banohet nga shqiptarët, por shumë kohë më parë këta shqiptarë qenë myslimanët që vinin nga jugu si pushtues. Ja pse, sipas gjykimit tim, serbët nuk do të largoheshin me lehtësi.

Në Ballkan kishte ndodhur diçka e pabesueshme: vijat e demarkacionit midis katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve, që kishin qenë për shekuj kufijtë e luftërave ballkanike, tentonin të ishin të tilla në fundin e mijëvjeçarit të dytë. Popujt rifillonin të vriteshin për arësye etniko – fetare, sikur qindra vite histori të kishin kaluar kot. Ishte një fakt mbresëlënës dhe ishte e parashikueshme se do të ishte një konflikt i gjatë dhe i vuajtur. Kështu, qysh nga momenti i parë, u hap një diskutim delikat lidhur me rezultatet e mundshme. Qe i pranishëm qysh nga fillimi një opsion ekskluzivisht ushtarak, sipas të cilit duhej fituar lufta. Një palë tjetër, përfshi ne, i kundërvihej në fakt kësaj hipoteze, duke theksuar se duhej ushtruar një presion ushtarak për t’i shtyrë serbët të tërhiqeshin nga Kosova.

Ky ishte pozicioni juaj. Mund të ma tregoni këtë ballafaqim strategjik me amerikanët?
Me rastin e 50 vjetorit të NATO, i mbajtur në Uashington, u arrit në një ballafaqim vendimtar. Bombardimet pozgjasnin tashmë prej rreth 2 muajsh dhe nuk po shihej asnjë rrugëdalje. Qe kjo një pikë që u hodh propozimi i pushtimit tokësor. Gjenerali Wesley Clark, kreu i misionit “Allied Force”, saktësoi menjëherë se operacioni ushtarak do të duhej të çonte në një pushtim të Serbisë në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi t’i dërgoje ushtarët e NATO të luftonin në malet e Kosovës do të ishte e rrezikshme dhe nuk do të zgjidhte gjë.

Ishte kjo edhe teza e Bill Clinton?
Kjo tezë u mbështet nga Blair e nga Aznar. Clinton tha: «Ekziston kjo hipotezë, le ta diskutojmë hapur». E kundërshtuam Schroeder, Chirac dhe unë vetë, duke e bërë mjaft energjikisht, pasi na u duk menjëherë një perspektivë e çmendur. Clinton e mbylli mbledhjen duke thënë se do të bëhej vetëm ajo që do të ishim të gatshëm ta bënim të gjithë bashkë dhe se sigurisht që nuk do të ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara ai që do ta përçante Europën. E kam rimendur më pas këtë pozicion të tij…

Bëri të kundërtën e Bush të ri…
Po, e kam rimenduar edhe më pas pasi ka qenë një prej momenteve ku Clinton tregoi urtësi dhe vizion politik. Gjithsesi, mbetej problemi sesi të kandisej Serbia që të tërhiqej, gjë që detyronte të negociohej me ta, dhe amerikanët e pranuan edhe këtë. U krijua një kontekst në të cilin ne luajtëm rolin e ndërmjetësuesit. Vendi jonë pati një rol aktiv, ndërmjetësimi rus kaloi nëpërmjet Italisë, por ne mbajtëm gjithmonë një raport jashtëzakonisht transparent me amerikanët.

Si ishte raporti me amerikanët, duke e ditur se qenë të tërhequr pas një teze të ndryshmme nga ajo që shfaqej?
Amerikanët janë partnerë ndërhyrës. Një qëndrim që u buron atyre nga fakti se janë më të fortit. Ama janë edhe të gatshëm që të diskutojnë me kë nuk janë dakord. Ajo që nuk pranojnë është nëse kërkon që t’ i mashtrosh t’i vësh në lojë. Nëqoftëse ecën në këtë rrugë, zemërohen. Në këtë janë vërtet moralistë. Nëse u përgjigjesh “jo” mund të kesh me ta një bashkëbisedim të ndershëm, sepse ndershmëria është një pikë parimore shumë e rëndësishme. Kam pasur gjithmonë një raport të shkëlqyer me amerikanët në një bashkëpunim të plotë dhe efikas. Një meritë e veçantë në raportet midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, në ato vite të trazuara të së ashtuquajturës Republikë e Dytë, ka pasur ambasadori Reginald Bartholomew, që ka ndërruar jetë kohët e fundit. Në fakt, ai ka hapur një dialog me protagonistët e rinj e politikës italiane, shumë përtej limiteve të bashkëbiseduesve tradicionalë me të cilët Shtetet e Bashkuara qenë mësuar të diskutonin. Dhe e ka bërë me hapje, por edhe me interes të vërtetë ndaj një tranzicioni demokratik në Itali. Kjo ka qenë shumë e dobishme për të hedhur bazat e një raporti që ka qenë serioz, në konsensus dhe jo, si kur kam qenë Kryeministër, ashtu edhe kur kam qenë Ministër i Jashtëm dhe kisha të bëja me administratën republikane e George Bush dhe Condoleezza Rice.

Ama amerikanët e kuptuan se për ne bërja luftë në oborrin e shtëpisë ishte një gjë e komplikuar…
Clinton më tha: «Ne duhet t’i shpallim luftë Serbisë, që është aty, në kufijtë tuaj. Nuk kërkojmë pjesëmarrjen doorekte të Italisë, pasi e kuptojmë se për ju mund të jjetë problem. Ju kërkojmë vetëm përdorimin e bazave ushtarake». Unë ju përgjigja që “jo”. «Nuk jemi aeroplanmbajtëse. Kam dyshime – i theksova – por ditën ku do të vendosët tëë kryhet një aksion ushtark, ne do të bëjmë pjesën tonë. Jemi një vend me dinjitet». Dhe kështu bëmë. Një qëndrim, ky i yni, që qe shumë e rëndësishme për ta dhe për vetë ne, pasi na mundësoi, gjatë fazës së mëpasme shumë të vështirë, që të mos konsideroheshim vetëm si platformë për avionët, por të luanim një rol aktiv edhe politikisht. Në këtë kuptim, ndërmjetësimi rus qe operacioni më ambicioz që arritëm ta përfundojmë me sukses: siguruam nga Millosheviçi lëshimin e Ibrahim Rugovës, që ishte në arrest shtëpie, me qëllim që të përgatistë paskonfliktiin.

Ne nuk donim që, me mbarimin e operacioneve, që menaxhimin e situatës ta bënte ekstremizmi islamik i UÇK, që po thërriste në Kosovë gjithë atë botë radikale islamike që më pas do ta gjenim tek al Qaeda. Synuam tek Rugova, si njeri i paqes, një katolik i impenjuar gjithmonë për bashkëjetesën fetare. Kurse amerikanët dhe anglezët e konsideronin si personalitet jo të përshtatshëm. Por ne, me Millosheviçin, bëmë këtë arësyetim: ju intereson të keni UÇK si forcë lidere nga ana tjetër e kufijve apo është e preferueshme që të keni një njeri të paqes? Ata u bindën. E sollëm Rugovën në Itali dhe në zgjedhjet, menjëherë pas lufte, mori mazhorancën absolute të votave. Fatkeqësisht vdiq përpara kohe nga tumori. Nga ana e tyre, amerikanët qenë të frikësuar nga perspektiva Rugova, nuk i besonin dhe kishin frikë se mos ai, duke ardhur në Itali, mbante ndonjë konferencë për shtyp dhe sulmonte NATO-n. Përkundrazi, Rugova nënvizoi se po, ishte për paqen, por se në atë moment i ishte mirënjohës Aleancës pasi po mbronte popullin e tij. Në fund Clinton telefonoi për të na falenderuar.

Disa kohë më parë kishte ndodhur një frakturë me amerikanët lidhur me aferën Öcalan, liderin e PKK që strehohej në Itali dhe që Turqia donte ta arrestonte.
Afera Öcalan duhet futur brenda një konteksti të veçantë, përndryshe nuk i kuptohen konturet. Në atë fazë, ne po diskutonim me Turqinë lidhur me një projekt për një infrastrukturë të madhe që kalonte nën Detin e Zi, kalonte territorin turk dhe merrte gazin nga Rusia. Amerikanët qenë kundër. Kishin një projekt alternativ, në konkurrencë me Rusinë: donin që gazi të vinte nëpërmjet një prej republikave të Kaukazit. Në këtë skenar, raporti me Turqinë ishte thelbësor, pasi përfaqësonte nyjen e të dy projekteve. Në mes të kësaj situate vjen Öcalan në Itali.

Si erdhi?
Kam menduar gjithmonë se ka ardhur në Itali prej papjekurisë së dikujt. Qenë disa parlamentarë shumë aktivë dhe pati një mbledhje firmash të eksponentëve politikë të partive të ndryshme rreth një apeli në favor të Öcalan. Lideri i PKK erdhi në Itali dhe amerikanët ngritën menjëherë flamurin e Turqisë. U gjendëm menjëherë në një situatë shumë të vështirë, pasi ai ishte goditur nga një urdhër arresti gjerman për vrasje dhe, në bazë të Marrëveshjes së Schengen, qemë detyruar ta zbatonim. Megjithatë, Gjermania na komunikoi se nuk e kishte ndërmend t’i kërkonte ekstradimin, për të mos hapur një konflikt vdekjeprurës midis kurdëve e turqve në territorin e saj. Kancelari Schroeder ishte shhumë i vendosur në këtë, pasi e shikonte rrezikun që i kanosej bashkëjetesës civile të vendit të tij. Një situatë shumë e komplikuar. Vendosa atëhere që të shmangia polemikat me Gjermaninë dhe që vendi ynë ta zgjidhte këtë situatë.

Dhe e larguat…
Ekziston një detyrim kushtetues sipas të cilit nuk mund të ekstradohet një person në një vend ku ekziston dënimi me vdekje, kështu që për këtë u bëmë mur ndaj Turqisë, me të cilën pati një tension të madh që u pasqyrua në në raportet ekonomike dhe tregtare. Ndërkohë Öcalan ishte në arrest shtëpie në Infernetto. E bindëm që të largohej nga vendi, duke i shpjeguar pamundësinë për t’i dhënë azil politik dikujt të akuzuar për vrasje në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Largimi i tij u menaxhua mirë, sepse nuk e mori vesh askush. Pastaj, në një ndërthurje shërbimesh sekrete të ndryshme, midis të cilëve ai grek dhe, mu tha, ai izraelian, u arrestua në Kenia dhe ju dorëzua turqve. Gjithsesi, në fund me aamerikanët nuk pati tensione të mëdha, edhe pse jam akoma sot i bindur se ata nuk qenë krejtësisht të huaj ndaj dinamikës që e solli Öcalan në Itali.

Je akoma sot krenar për atë sezon, parë nga ana e politikës ndërkombëtare të Italisë?
Në të moment, Italia u gjend përballë një mirënjohjeje të madhe ndërkombëtare, e cila kulmoi me Presidencën e Komisionit Europian për Romano Prodi dhe me Mario Monti Komisar të Konkurrencës. Përfundimisht, bëhej fjalë për një pozicion q; asnjë vend europian nuk e kishte pasur kurrë më parë. Për Prodi përfaqësoi një mirënjohje shumë të lartë dhe të merituar prej aksionit të tij në favor të Europës. Këtyre roleve të rëndësishme duhet t’i shtojmë komandën, për herë të parë, e një pjese të misionit ushtarak në Kosovë: hymë në grupin e ngushtë të vendeve që patën përgjegjësinë e menaxhimit të atij rajoni. Një e katërta e territorit qe nën komandën direkte italiame, por u futëm dhe u bëmë pjesë, me rotacion, edhe e komandës të misionit ndërkombëtar. Qe Gjenerali Mauro Del Vecchio komandanti i parë që shkoi në Kosovë në drejtimin e bersalierëve të Brigadës Garibaldi. I takova në Maqedoni në vigjilje të fillimit të misionit. Në historinë e gjatë e Republikës së Dytë, ishte një prej momenteve më të larta të rolit ndërkombëtar të Italisë.

Në këtë sezon ku je kryeministër lind edhe ideja e Ullirit botëror…
Ngjarja qe e paprecedent: Presidenti i Shteteve të Bashkuara pranoi ftesën që të vinte në Firenze për të marrë pjesë në një debat politik. E them, pasi përgjithësisht presidentët bëjnë vizita zyrtare, kurse Clinton vendosi të marrë pjesë në një ballafaqim ideshë me liderët e së majtës europiane. Diskutimi për Rrugën e Tretë, që ishte tentativa për të bërë bashkë vlerat e traditës socialdemokrate me një vizion më liberal të shoqërisë e të ekonomisë, ishte krejtësisht i hapur. Tema që kishim përballë ishte iideja se ajo nuk mund të përfaqësonte një operacion përçarës të socializmit europian. Përkundrazi, do të duhej të ishte një pasazh rinovimi pëër të përfshirë forcat themelore e socializmit europian. Kishte pasur një takim të parë në New York me anglezë, suedezë, amerikanë dhe italianë, por unë kërkova një moment diskutimi ku të merrnin pjesë edhe Kryeministri francez e Kancelari gjerman. Nuk më pëlqente ideja që vetëm një pjesë e Europës progresiste të diskutonte me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, doja një ballafaqim në të gjithë fushën.

Mos po harroni Tony Blair?
Ndoshta Blair kishte në mendje të krijonte një elektorat probritanik në socializmin europian. Megjithatë, takimi u mbajt dhe nuk kishte të bënte vetëm me krerë qeverie, pasi morën pjesë edhe intelektualë me prestigj të madh ndërkombëtar. Qe një debat i rëndësishëm dhe ajo e Clinton qe një zgjedhje kurajoze. Ai u tregua bashkëpunues. Pastaj u ritakuam në Uashington në një debat në klubin e liderëve të Partisë Demokrate…

Flisni ende me elozhe të mëdha për presidentin amerikan…
E konsideroj si një njeri me inteligjencë të madhe politike. Kujtoj se në takimin e Uashingtonit me Partinë Demokrate, ku qenë të pranishëm edhe Blair e Schroeder, kryebashkiaku i Chicago, Richard Daley, na nxiti që të krahasonim përvojat e administratorëve sesi organizohen shërbimet urbane, welfare qytetar, duke shtuar se nuk mjaftonin vetëm debatet në nivel qeverie. Unë ju përgjigja se zakonisht e bënim të gjithë këtë në një “klub” ku jemi ortakë, që quhet Internacionalja Socialiste. Termi i fundit shkaktoi një konfuzion të caktuar në sallë. Ndërhyri Clinton dhe tha se fjala “socialist” në vendin e tij nuk ishte e shqiptueshme. U drejtua nga unë dhe më tha: «Nuk do të doja të kisha në podiumin e fushatës elektorale një që e deklaron veten socialist dhe sjell përshëndetjen e Internacionales Socialiste». Ama tha se si i ri, kur ishte Guvernator i Arkansas, bashkë me Hillary kishte vizituar Toscana, ku kishte takuar njerëz që arsyetonin si demokratët amerikanë, që i diskutonin gjërat me të njëjtin shpirt, se e donin demokracinë. «Mendoni, i tha audiencës, ata që nuk quhen as socialistë, ata që quhen deri komunistë!». Me pak fjalë, konkludoi: «Atëhere kam mësuar se nuk duhet pasur frikë nga fjalët».
(nga libri – intervistë “Controcorrente” me Massimo D’Alema)

Përgatiti
ARMIN TIRANA