Kim: SPAK po jep rezultate…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas njoftimit të SPAK se kishte sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim shkruan se Prokuroria e Posaçme po jep rezultate dhe se institucioni ishte krijuar për të hetuar dosje të ngjashme.

Në reagimin e saj, Kim shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin reformën në Drejtësi.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Anti-Mafia për të hequr përfitimin nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së. Ky është pikërisht rasti i korrupsionit që SPAK është krijuar të hetojë,”-shkruan ambasadorja.