Ballina Aktualitet Ish-deputeti publikon dokumentat e manipulimit të listave zgjedhore: Ja si i gjithë...

Ish-deputeti publikon dokumentat e manipulimit të listave zgjedhore: Ja si i gjithë fshati është transferuar në qytet!

Nga Luan BAÇI

NUK HEQIN DORE NGA MANIPULIMET, BEJNE ÇDO GJE, PER PUSHTETIN QE PO U IKEN NGA DUART.

Nen ethet dhe friken e humbjes se pushtetit, perpjekjet e rilindjes, dhe te administrates se saj te korruptuar, per te ndikuar me te gjitha format ne rezultatin e zgjedhjeve nuk kane te ndalur.

Fshati Kraps, i NJ. V. Portez ne Fier eshte transferuar i gjithe ne Bashkine Patos.

Banore te ketij fshati paraqiten prane gjendjes civile ne NJ.V Portez ku dhe jane pjese, per te marre çertifikat, apo vertetim banimi dhe pergjigjia e punonjesit eshte se jane transferuar ne Bashkin Patos, prandaj duhet te bejne kerkese, qe te vertetojne se jane banore te kesaj NJ.V. dhe jo te Bashkise Patos.

E turpshme, e pa pergjegjshme, nga pa aftesia, apo e qellimte, pak rendesi ka.

Keta banore jane me vite te tera ketu, me shtepite e tyre, ne tokat e tyre dhe çdo sherbim e kane marre prej kohesh ne kete vend.

Çfare kusuri kane, qe te sorollaten zyrave te administrates se korruptuar te Subashit, ku duhet te paguajne per te marre, dokumentacion te domosdoshem per vet banoret dhe e detyrueshme per administraten qe tua a jap?

Jane mbi 500 votues ne fshatin Kraps, NJ.V. Portez Fier, megjithse ne listen e zgjedhesve jane ne kete NJ. V. administrata nuk ju sherben por i dergon ne Bashkine Patos, pa ju dhene spjegime, perse ka ndodhur kjo.

Hallakatje dhe konfuzjon, mos dhenje sherbimi dhe veprime korruptive te administrates.
Eshte i gjithe fshati i penalizuar.

Po ju veme ne dispozicion, çertifikatat qe banore te zones i shkarkojne nga sherbimi i ofruar ne internet, ku duket qarte, se figurojne si banore te bashkise Patos, kur ata jane ne fakt, banore te NJ.V.Portez Bashkia Fier.

Dhe sms e nje prej banoreve te kesaj zone, dhe çertifikaten e disa koheve me pare dhe asaj qe figuron ne keto momente ne sistem.

Exit mobile version