Grida Duma publikon videon: Puna e vetme e Edi Ramës është loja me fatet dhe jetën e njerëzve

“Hodhi në kosh hallin e njerëzve të pashtëpi”

Pasi ka mbledhur mendjen dhe e ka hedhur hallin e njerëzve të pashtëpi në kosh, Rama ka kohë boll të eglendiset duke bërë kosha!

Luan me top, sepse të luajë me fatet e jetët e njerëzve, ka qenë puna e vetme për të.

“I kemi në dorë, ti mbajmë fort mbërthyer e varur dhe pastaj të bëjmë një …..pasim!

Koha le të kalojë, ka boll kohë të bëjë filmime e spote se si nuk ja marrin dot duke bërë kosh!
Ka kohë sa të duash, se ata që presin një çati mbi krye mbi një vit me kokën jashtë, u mësuan”.

Ironi me pasojë fate e jetë shqiptarësh!