“Vrasësja” e Frrok Çupit!

Nga Dritan KABA

Frrok Çupi, me qe nuk u bë “hero”, se nuk e “vrau” Presidenti Meta, kërkoi me zor ta vrisnin!

Akti publik ndodhi mbrëmë, e vrau Grida Duma dhe e paketoi ne arkivol Agron Gjekmarkaj.

Sot të gjitha gratë poltikane, aktiviste të shoqërisë civile prej vërteti, jo ato lëpirëset e paguara nga Fondacioni i Zi, duhet ta varrosin përfundimisht Frrokun.

Sot ato duhet të solidarizohen me Gridën, që për të thënë të vërtetën ishte heroinë mbrëmë, me karakter të jashtëzakonshëm, fisnike, ato të gjitha duhet të denojnë aktin primitiv të Frrokut, që leh aty ku ha.

Sot gratë që janë në politikë të gjitha bashkë duhet të kërkojnë bojkotimin e të gjitha emisioneve dhe televizioneve që do ftojnë Frrokun të ndyjë studiot e tyre.

Pa veprime radikale, të forta, të drejta nuk mund të kemi ndryshimin e madh që presin të gjithë qytetarët në 25 prill.

E kam thënë do e ripërsëris çdo herë, beteja e opozitës me klanin mafioz antishqiptar të Rilindjes është në radhë të parë betejë morale. Duhet të zgjojnë tek shqiptarët moralin e të qenit shqiptar dhe qytetar i lirë. Pikërisht këtë veti morale të Kombit ka dëmtuar më shumë se gjithçka Rilindja.

Ndaj Opozita duhet të luftojë fort për moralin, pastaj për programin. Këtu është edhe ndryshimi i madh!

frrok

gjekmarkaj