Ballina Editorial Virusi që mban emrin e Erion Veliajt

Virusi që mban emrin e Erion Veliajt

Nga Elona CASLLI
 
Nuk është Covid 19 rreziku për fëmijët tuaj, prindër shqiptarë. Rreziku i heshtur që po depërton me heshtjen e një kanceri dhe po lëshon metastazat në shoqërinë shqiptare është Erion Veliaj.
Duke hyrë heshtur dhe krejt “ rastësisht” në gjimnaze dhe në shkolla të ndryshme në Shqipëri, ai po infekton fëmijët tuaj dhe nëse nuk reagoni tani, fatura e hidhur që do të paguani në të ardhmen do të jetë shumë e shtrenjtë.
 
Një mik i familjes, ma ka rrëfyer këtë proces në vetë të pare. E bija është nxënëse në klasën e shtatë në një nga shkollat e Tiranës. Një ditë Erion Veliaj shkon në këtë shkollë dhe iu mban një ligjëratë të gjatë nxënësve mbi dobinë e ndërtimit të kullave në Tiranë dhe nënvizon faktin se këto kulla sjellin zhvillim.
 
Nxënësja e klasës së shtatë, pasi kishte pësuar lavazhin e trurit nga Virusi Veliaj, kthehet në shtëpi dhe i thotë të atit- Ti e shan se e ke inat Veliajn. Ai punon shumë dhe kullat duhen se na afrojnë me botën.
 
Babai i saj teksa më rrëfente historinë më tha- U ndieva aq i poshtëruar dhe aq i revoltuar si prind, kur i dëgjova këto fjalë, pasi kuptova që Veliaj ia kish arritur të infektonte fëmijën tim me helmin e tij.
 
Atëherë, m’u desh ta merrja time bijë dhe të bëja një shëtitje të gjatë në qendër dhe në çdo hap t’i shpjegoja se çfarë ndryshimi ka mes qendrës së kryeqytetit në Shqipëri dhe kryeqyteteve në botë. Krahas kësaj gjëje, m’u desh të organizoja edhe takime ‘’’’ të rastësishme”’ me familjarë të tjerë, të cilëve ime bijë u beson dhe i do fort dhe krejt “”’rastësisht”” të hapja temën e Erion Veliajt dhe të kullave, që ime bijë të dëgjonte që nuk isha unë i vetmi që e vlerësoja shembull negativ Erion Veliajn.
 
Me pak fjalë, u desh një punë e gjatë dhe sistematike, që ta shëroja time bijë nga infektimi dhe ende e monitoroj çdo ditë
 
E rrëfeva këtë histori, pasi sot Virusi Erjon Veliaj ka publikuar një video në profilin e tij, ku shfaqet Patriku, një djalë i bukur si drita dhe jo më shumë se 10 vjeç.
 
Në video ai deklaron se Heroi i tij është Lali Eri, pasi Lali Eri i ka rindërtuar shkollën “ Kosova” dhe i ka mundësuar që mos ta bëjë shkollën pasdite.
 
Në cilin vend evropian ndodh që një fëmijë 10 vjeç të shpallë hero kryebashkiakun, vetëm se ky ka ndërtuar një shkollë?!
 
Ajo shkollë është ndërtuar me taksat e shqiptarëve.
 
Kjo video është e njëjtë me zhurmën e sirenës së një ambulance që shpie me shpejtësi një të sëmurë në spital.
 
Krahas kësaj video, Virusi Veliaj, po infekton sot edhe nxënësit e Liceut Artistik përmes një takimi online.
 
Në këtë takim ai flet për gjithçka që Rilindja ka bërë dhe do të bëjë për rininë.
Prindër shqiptarë, fëmijët tuaj po infektohen nga morali i qelbëzuar dhe sëmurë i Erion Veliajt.
Nëse nuk reagoni sot, nesër do të jetë shumë vonë dhe do të keni dështuar jo vetëm si qytetarë por edhe si prindër.
 
Post Scriptum- Gjermanët kanë një proverb- Njerëzit e mbrapshtë kur janë të vegjël e tërheqin nënën nga fustani, ndërsa kur rriten e tërheqin nga zemra. Fëmijët tuaj të infektuar nga Erion Veliaj, nesër do t’ju tërheqin nga zemra.
 
Exit mobile version