Ballina Aktualitet Mijëra familje pa ujë në Tiranë ndonëse çmimi u dyfishua, Ujësjellësi: Nuk...

Mijëra familje pa ujë në Tiranë ndonëse çmimi u dyfishua, Ujësjellësi: Nuk e dimë kur rregullohet

Një lagje e Tiranës furnizohet vetëm me një orë ujë në ditë. Bëhet e ditur se zona e Poligrafikut, e Kryegjyshatës dhe deri tek “Ali Demi” që nga dita e shtunë kanë vetëm 1 orë ujë në ditë.

Banorët shprehen se, i janë drejtuar disa herë Bashkisë së Tiranës por askush nuk iu përgjigjet.

Një nga banoret e kësaj zone shprehet se i ka dërguar SMS Veliajt por as ai nuk ka dhënë zgjidhje.

“Kam edhe SMS që kam kontaktuar me kryetarin Erjon, por pa pikë turpi kërkoi numër kontakti. Jua dhamë dhe praë nuk bënë asgjë. Shumica nuk e ngrenë telefonin. Një operator thotë nuk do.

Tani sa kontaktuam, por prapë asnjë përgjigje. Vetëm 1 ore ujë në ditë. Ka arritur deri aty ku nuk mban më”, shprehet banorja.

Exit mobile version