Ballina Aktualitet Përplasje e fortë në studio, analisti-Frrok Çupit: Duhesh pështyrë dhe lidhur aty...

Përplasje e fortë në studio, analisti-Frrok Çupit: Duhesh pështyrë dhe lidhur aty jashtë! Je një…

Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj gazetarit Frrok Çupi, pas debatit të këtij të fundit me anëtaren e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma.

Në lidhje me debatin mes Çupit dhe Dumës, sipas Gjekmarkajt, nëse kjo e fundit do kishte një vëlla, duhet ta lidhte gazetarin pasi të dilte nga emisioni.

Pjesë nga debati

Gjekmarkaj: Zoti Çupi fyeu një zonjë me një fjalor të padenjë. Nuk më ka ndodhur kurrë këto vite që kam dalë në televizion që të jem përballë një zotërie që sulmon në mënyrë më të paturpshme një zonjë.

Çupi: A dëgjon nga veshi i majtë apo vetëm nga i djathti.

Gjekmarkaj: Ky që vjen gjasme nga zona e Kanunit që është kulti i gruas dhe respektit, ky sillet në një mënyrë… Të të vijë turp. Po të kishte një vëlla të kap të të lidh aty kur të dalësh. Të ma kërkojë mua, ta bëj unë atë punë. Faqezi! Të të vijë turp. T’i meriton me të pështyjë aty jashtë.

Çupi: Çfarë do bësh? Ma thuaj edhe një herë. Po folë për veten o Agron, mos u merr me ne.

Gjekmarkaj: Do flas dhe për veten, por ti kërko falje për gjuhën që përdore. Nuk mund t’i dretohesh një zonje në atë gjuhë se je dhe burrë në moshë. Kërkoji falje zonjës se je skifoz. Nuk mund t’i drejtohesh një zonje ashtu. Flet si njeri i neandertal. Ti je një hiç!

Çupi: I thashë që ju nuk jeni institucione.

Exit mobile version