Merret vendimi nga Komiteti i Ekspertëve, zgjatet pa afat kufizimi i lëvizjes gjatë natës

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që masat kufizuese do të vijojnë pa afat.

Pas një analize të thelluar të bërë gjatë javëve të fundit në lidhje me situatën Covid në vendin tonë komiteti i ekspertëve ka vendosur që të lërë në fuqi masat anti Covid, vijon që të jenë të ndaluar grumbullimet me  mbi 10 personave, ndalohen ceremonitë e festave, mortore, dasmat.

Do të jetë në fuqi kufizimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00 shkollat do të vijojnë me mësim të alternuar dhe online, universitete do të vijojnë online.