KQZ i dërgon Ramës “faturën” për realizimin e identifikimit biometrik

Për të vënë në zbatim projektin e identifikimit biometrik në zgjedhjet e 25 prillit 2021, KQZ-ja ka ngritur një grup të posacëm pune si dhe kërkon fondet e nevojshme si për numërimin ashtu edhe për votimin elektronik.

Në një letër drejtuar Këshillit të Ministrave, KQZ i kujton se do të kryejnë me procedurë të përshpejtuar marrjen e fondit të nevojshëm për vënien në zbatim të projektit, ndërsa po me letër njofton edhe Kuvendin.

Ndër të tjera grupi ka konstatuar se projekti kushton afërsisht 2.112.304.484 lekë dhe se koha për realizimin e tij është e limituar, vetëm 145 ditë nga data e zgjedhjeve.