Infektohet me Covid-19 epidemiologu që i jep “shpresë” qytetarëve

Infektimit me Covid-19 nuk i ka shpëtuar as epidemiologu Ilir Alihmehmeti. Në një intervistë të dhënë në ABC, ai zbuloi se është prekur nga virusi dhe është karantinuar në banesë.

Alimehmeti u shpreh se nuk është asimptomatik, por ka simptoma të lehta.

Gazetari: Shumë faleminderit. Nëse jemi me Covid i bie të jeni totalisht asimptomatik, duke pasur parasysh energjinë me të cilën e përballuat bisedën.

Epidemiologu Ilir Alihmehmeti: Totalisht nuk jam më besoni. Por jam lehtë.

Gazetari Endri Xhafo: Shumë faleminderit, ta kaloni sa më lehtë.

Ai tha se aleanca ku është pjesë Shqipëria, COVAX, nuk ka ende kontratë me Fizerin apo Modernan të cilat janë një hap para kompanive të tjera. Rikthimin në normalitet, Alimehmeti thekson se është herët për ta parashikuar, ndërsa shtoi se shpresat janë që të ulet numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor.

ilir alimehmeti 425x400 1