Humb jetën nga Covid-19 drejtori i Kulturës

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu, 46 vjeç.

Alliu prej disa ditësh ishte shtruar tek Infektivi në Tirane dhe sipas burimeve, nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Mësohet se Aliu ka ndërruar jetë sot në Tiranë, duke lënë pas 3 fëmijë, ndërkohë që familja e tij është në zi pas këtij lajmi tragjik.
Alliu ka qenë organizator i mjaft aktiviteteve në qytetin e Librazhdit, ndërsa prej vitesh ka stërvitur grupe të rinjsh për të mësuar vallet tradicionale të vendit, duke fituar edhe disa konkurse.
Qytetarët e Librazhdit vlerësojnë me fjalët më të mira Alliun, ndërsa shprehin ngushëllime për familjarët e tij.
Prej një muaji tashmë në vendin tonë ka një shtim të frikshëm të rasteve të infektimeve, por edhe të personave që kanë nevojë për shtrim spitalor.