Ballina Kryesore Debati i plotë, Duma-Çupit: Ti je një këllirë…

Debati i plotë, Duma-Çupit: Ti je një këllirë…

Vendimi i BE për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë ka sjellë debate të shumta në emisionin “Open” me moderatore Eni Vasilin. Teksa po diskutohej lidhur me këtë temë, ku afati më i afërt për vendin tonë mbetet marsi i vitit 2021, është nxitur një debat mes analisti Frrok Çupi dhe ish deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma.
Situata ka agravuar duke kaluar dhe në ofendime dhe etiketime të ndryshme nga të dyja palët ku Çupi u shpreh se PD është kthyer në leckë ndërsa ish deputetja tha se analisti është si ajo metafora “në llum fitojnë derrat”.

Debati i plotë
Grida Duma: Jeni duke mbuluar një fakt që është kapja e drejtësisë nga politika, sepse çështje Dvorani e kanë vonuar me muaj.
Frrok Çupi: Dvoranin ju e sulmoni se ka shpallur fajtor Ilir Metën dhe nuk i dhënë të drejtë korrupsionit të Ilir Metës.Por Europa kërkon Ilirin në burg me gjithë pasurinë e tij
Grida Duma: Shko mba përgjegjësi për paçavuret që thua vet. Kur ti di se kë kërkojnë në burg, kur vendos verdikte kur njerëz si ti e kanë lënë këtë vend pa institucione se del aty dhe thotë po kërkon Europa filanin apo fistëkun, po kërkojmë institucionet këtu, e kuptove? Prandaj është llum Shqipëria.Kush je ti që përfaqëson Europën?
Frrok Çupi: Jam themeluesi i asaj partie që ti e tërheq zvarrë, i asaj partie që ti po e bën leckë dhe po fshin menderen me atë parti.
Grida Duma: Pse s’thua ti asgjë për korrupsionin e sotëm.Ta thashë edhe qëpar e po ta them që ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët.Ti je ekzastësisht metafora ‘po dhe debat në llum fitojnë derrat’, në këtë nivel je ti.Ti flet për një institucion që u dashka dënuar tjetri kështu, pse? Sepse vendos ti? Në gjuhën e institucioneve ka një mënyrë dhe vetëm, që janë vonuar institucionet ti e di shumë mirë.Kushdo e di mirë.
Frrok Çupi: Në gjuhën tënde ti ke vetëm një fjalë ke, që nuk po e them..
Grida Duma: Provoje se ta tregoj unë pastaj, por të jesh i sigurt që nëse nuk përmbahesh me mua se kollaj si me të tjerët.Ti nuk del dot para shqiptarëve të thuash do Europa filanin apo fistekun.Ti e di që e vërteta është që drejtësia dhe reforma është e kapur
Frrok Çupi: Ti s’ke lidhje me institucionin.
Frrok Çupi: Je vajzë shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike për Europën. Ç’ke për të thënë thuaje në Parlament.

Grida Duma: Ka dhjetra vite që nuk bëhemi Europian, sepse marrëdhënia më e rëndësishme e një kombi me zhvillimin është me gruan.

Frrok Çupi:Po s’të kam grua ti moj. Burrin në shtëpi e fyen ti? Nuk fyen as burri. Por kur e fyeva? Është një politikane që pret të bëhet kryeministre. Rama po i ngre shumë gratë dhe kjo nuk pajtohet me politikën e tij.

Grida Duma: Unë kam dhjetë vjet që e di, që kur gratë marrin pjesë në politikë. Kur ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, pastaj ti je fundi i kavallit për të dëgjuar, por unë s’do flas për ty. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej ty dhe llumin si puna jote?

Frrok Çupi: Çoje në shtëpi llumin dhe paketoje…

Grida Duma: Sa herë ndjeheni keq fyeni personalisht. Keni vite që pështyni ju si vampirë të ndyrë. Flisni me respekt për një zonjë. Ka vetëm një mënyrë, nuk të kthehem personalisht se nuk bie në nivelin tënd. Ti je këllirë.Çështja është që po e mbysni këtë vend në të gjitha kuptimet. Mendon që duke më ofenduar mua, ul ritmin e këllirave në vend.Ti shfrytëzon mirëbërësinë tonë, që nuk të sulemi siç e meriton ti, as me fjalën e ndyrë, as me ngjarjen personale.Ti ke në historikun tënd pisllëqe të pafundme që i ke të shkruara kudo.Ti paguhesh për të folur.

Frrok Çupi: Ça thua më? Unë të coj nesër në SPAK.Kjo është histerike.

Grida Duma: E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti dhe përsëri po të fal në emër të njerëzve. Do gjendet një mënyrë për të kërkuar falje për ofendimin, përndryshe do të gjendet një mënyrë tjetër…

Frrok Çupi: Do pushosh ti apo jo? Unë nuk kam punë me gratë, kam ardhur për Europën.

Exit mobile version