Ballina Aktualitet Tregtarët në revoltë: Veliaj na preu në besë! Pasi mbuloi tregun te...

Tregtarët në revoltë: Veliaj na preu në besë! Pasi mbuloi tregun te “Petro Nini” ja dha privatit

Tregtarët që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në tregun e fruta-perimeve te “Petro Nini Luarasi” protestuan sot para bashkisë së Tiranës,  duke kërkuar takim me kryebashkiakun e Veliaj pasi kanë mbetur në rrugë të madhe.

Zanafilla e problemit  të mbëtur pa zgjidhje nisi me një kërkesë të tyren për të mbuluar tregun. Bashkia pranoi, tregtarët kontribuan nga xhepi i tyre por në fund tregu ju dha privatit dhe tregtarët mbetën jashtë loje, pa tezga edhe pse thonë se kanë paguar rregullisht çdo detyrim.

Fakt është që ata prej më shumë se dy javësh janë pa punë dhe nuk dihet as kur do të fillojnë.

“Kemi bërë një kërkesë për restaurimin e tregut të fruta perimeve te “Petro Nini Luarasi” se ishim në shi. Agjencia e Tregjeve e pranoi kërkesën dhe na njoftuan të lirohet tregu se do të bëhet restaurimi dhe rregullimi i tregut. Kemi dy javë pa punë. Pas dy javë restaurimi, kompania futi mall gjithë natën dhe na i zuri tezgat. Ata janë tregtarë të rinj të gjithë. Edhe pse jemi me numër NIPT-I dhe i kemi paguar detyrimet bashkisë jemi flakur në rrugë. Në fillim fare kemi kontribuar me 400 mijë lekë që të krijohet tregu, donte vetëm një mbulesë. Dhe tani këta ja dhanë një firme private dhe na hodhën në rrugë. Jemi 30 tregtarë që ushtronim. Firma nuk na njeH lejen.Jemi detyrUar të vijmë te kryetari për të gjetur zgjidhje. Nuk del asnjë për takim. Tregut tani i kanë lëvizur dërrasat”.

“Këtu kam taksë pastrimi për gjithë vitin, këtu 100 mijë lekë për dy tezga. Kam 20 vite që shes. Kemi hedhur lek për të bërë atë treg. Thanë do ta riparojmë dhe na prenë në besë, na nxorën në rrugë. Thonë jeni debitorë, si jam debitor kur kam vulat e bankës. Nëse jam debitor nuk hyj në tezgë, po jaM në rregull dua tezgë. Nuk na takon asnjë, vetëm thonë do t’u rregullojmë”.

Exit mobile version