Ballina Politikë Raporti i FMN, Basha: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë...

Raporti i FMN, Basha: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë…

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas publikimit të raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Basha tha se raporti konfirmon atë që opozita i ka kërkuar qeverisë së Edi Ramës për muaj me radhë.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, shkruan Basha.

Exit mobile version