Pse rreth 2/3 e pacientëve në terapi intensive s’e fitojnë betejën me Covid?!

Nga Kastriot ISLAMI

Le t’i referohemi dy shifrave të rëndësishme nga pandemia. Numrit ditor mesatar të të shtruarve në spital në terapi intensive dhe numrit ditor mesatar të vdekjeve…

Për 15 ditët e fundit të muajit nëntor 2020 është llogaritur numri ditor mesatar i të shtruarve në terapi intensive nga data 15 nëntor deri në 30 nëntor 2020; kjo shifër ka lëvizur nga 14 pacientë në 15 nëntor 2020 në22 pacientë në datën 30 nëntor, pra është rritur me rreth 57 përqind…

Nga ana tjetër, për 15 ditët e fundit të muajit nëntor 2020, shifra ditore mesatare e vdekjeve nga data 15 nëntor deri në 30 nëntor 2020 ka variuar nga 8 qytetarë në 12 qytetarë duke u rritur me rreth 50 përqind… Vihet re se shifra mesatare e vdekjeve gjatë 15-ditëshit të dytë të nëntorit 2020 ka pësuar rritje të shpejtë?! Arsyet mund të jenë të shumta për të shpjeguar këtë fakt, për këtë duhet të flasin ekspertët!

Nëse llogaritet përqindja e vdekshmërisë, pra numri mesatar i vdekjeve për 100 pacientë të shtruar në terapi intensive rezulton se kjo shifër ka ardhur duke u rritur në mënyrë të frikshme: në datën 15 nëntor 2020 kjo shifër ka qenë 55 përqind kurse në23-24 nëntor 2020 kjo shifër ka arritur vlerën 65 përqind… ?! Edhe për këtë duhet që ekspertët të japin shpjegimet e tyre sepse ky fakt është i frikshëm?! Sidomos për të ardhmen kur mendohet që do të rritet shumë numri i infektimeve dhe për rrjedhojë edhe i shtrimeve në terapi intensive?!

Nga këto shifra rezulton se mesatarisht gjatë 15 ditëve të fundit të nëntorit 2020 nga 100 pacientë të shtruar në terapi intensive vetëm rreth 35 përqind kanë mundur të fitojnë betejën me COVID! Rreth 65 përqind ose rreth 2/3 e tyre janë viktima të COVID-19…

Kjo duket një shifër shumë e lartë po të kemi parasysh statistikat për vendet e tjera të Europës… Dhe tepër shqetësuese për muajt në vijim, deri në daljen e vaksinës, kur mendohet se do të rritet shumë numri i infektimeve e per rrjedhojë edhe i shtrimeve në terapi intensive! Ndërkohë që numri i infektimeve do të ishte diabolike të kontrollohej/zvogëlohej përmes numrit të sasisë së tamponeve…

auto isma1606820550