Ballina Aktualitet Po çonte fëmijët në shkollë, qëllohet me armë 43-vjeçari

Po çonte fëmijët në shkollë, qëllohet me armë 43-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Hil Gjini, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe autorin e plagosjes, Gjin Gjini, i shpallur në kërkim.

Siç tregojnë banorët, dëshmitarë në vendgjarje, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba.

Policia saktësoi se 43-vjeçari Gjini është qëlluar në këmbë.

“Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gjin Gjini ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Hil Gjini, 43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Exit mobile version