Ballina Aktualitet Nesër merr fund ora policore, çfarë pritet të ndodhë pas rritjes së...

Nesër merr fund ora policore, çfarë pritet të ndodhë pas rritjes së rasteve me Covid-19

Nesër do të marrë fund afati i orës policore, vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë, për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve, pas orës 22:00, deri në orët e para të mëngjesit.

Në fuqi pritet të mbetet një tjetër vendim i marrë pak ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve, për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona. Po ashtu, mbajtja e maskës me detyrim në ambjentet e jashtme.

Është spekuluar se fundjava do të izolohet, lidhur me rastet e ditëve të fundit, apo edhe se Tirana dhe Durrësi do të shpallen “zona të kuqe”.

Por, është mësuar në orët e fundit se ajo që pritet nga vendimi i Komitetit të Ekspertëve, është se afati i masave që janë aktualisht në fuqi, do të shtyhet edhe për dy ose tre javë të tjera.

Kjo për faktin se shifra e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, mbi 800, mbeten shqetësuese.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së Covid-19.

Masat shtrënguese, të cilat hynë në fuqi më 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë. Ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja.

Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.

Exit mobile version