Trajtimi nga Covid-19, qytetari tregon betejën në Infektiv: Shpenzova 500 mijë lekë për ilaçe…

Trajtimi financiar për koronavirusin është kthyer në shqetësim për shumicën e të prekurve me COVID-19, për një pjesë të madhe të së cilëve është i papërballueshëm.

Fax News sjell rastin e një qytetari nga Gjirokastra i cili ndër të tjera shprehet se, nuk ka informacion nga shteti për rimbursimin. Ai tregon se ka qenë disa ditë i shtruar në spitalin Infektiv, ku gjendja u përmirësua, por edhe pse ka shpenzuar rreth 500 mijë lekë të vjetra për kurim, nuk i është rimbursuar asnjë qindarkë nga shteti.

“Temperatura ishte shumë e lartë, më ka arritur deri në 40 gradë, dhe për 3-4 ditë nuk më ulej fare si temperaturë. Kjo situatë më ngriti diabetin më shumë dhe u detyrova që të ikja në spitali infektiv në Tiranë.

Të shumtat ishin gjilpëra dhe neve nuk ua dinim emrin por efektin e dhanë pas 4 ditëve. Temperatura u ul dhe unë u qetësova, duke menduar se çfarë kam blerë me ilaçet bashkë me vitaminat arrin deri në 450 deri 500 mijë lekë, deri tani s’na kanë thënë për rimbursim të tyre”, u shpreh qytetari.