Skulptori i kritikuar i Skëndërbeut në Prizren: E bëra sipas referimeve të perandorisë otomane

Autori i statujës së Skënderbeut që u vendos në Prizren dy ditë më parë, Sinan Aliaj, pas kritikave që ka marrë për statujat e inaguruara me rastin e Pavarësisë, nuk pranon se vepra e realizuar prej tij është punuar keq.

Në një intervistënë Abc News, ai u bëri thirrje kritikëve që të vijnë ta shikojnë nga afër skulpturën, pasi siç thotë ai nuk është siç duket në fotot e publikuar në rrjet. Sipas tij mund të ketë diçka që nuk shkon me skulpturën, por kjo mund të lidhet me këndin e fotove të realizuara.

Të njëjtën përgjigje Aliaj kishte edhe për të ftuarin në studion, skulptorin Artan Peqini, i cili gjithashtu shprehur rezerva për punën e tij.

Artan Peqini: Në këtë rast edhe për arsye etike nuk dua të jem kundër skulptorit. Mua nuk më pëlqeu. Vuan nga ndërtimi i figurës. Ne skulpturë shpesh tejkalojmë edhe mundësitë tona. Unë jam marrë me figurën njerëzore.

Sinan Aliaj: Respektoj kolegun. E drejta e tyre është secili me të gjykuar. Përafërsisht jam munduar ta bëj. Para së gjithash desha një kërkesë. Nëse vërtet donin Heroin Kombëtar të mos i kishin kursyer 50 euro me ardhë me e parë nga afër monumentin. Nuk kam qejf as të merrem me kritikët. Për zotërinë respekt. Është e vërtetë që ka diçka skulpturës nuk i shkon, a është këndi, këtë nuk e di.

Artan Peqini: Unë në fakt ju falënderoj. Kam qenë edhe në një studio tjetër. Unë jam gjithmonë nga krahu i skulptorit. Në këtë rast nisem nga imazhi. Skulptura tredimensionale duhet të funksionojë në të gjitha drejtimet.

Jonida Shehu: Je mërzitur nga kjo që ka ndodhur, nga kritikat që ke marrë?

Sinan Aliaj: Jo aspak. Kisha as dëshirë që të mos kursejnë dhe të vijnë ta shikojnë nga afër.

Artan Peqini: Në Shqipëri nuk ka pasur raste të tilla. Ne jetojmë në një epokë që i jepet shumë rëndësi personalizimit të mendimit të artistit. Edhe në Prishtinë ka skulptorë të zotë. Duhet të arrijmë të kuptojmë se vendosja e një figure ë tillë është një problem i madh. Duhet të ketë autoritete që mbajnë përgjegjësi, uki ëhstë vetëm autori i veprës. Artisti ka stilin e tij, kush e ka zgjedhur ka marrë përsipër këtë rrezik.

Gjithashtu Sinan Aliaj, ka folur lidhur me veprën e tij edhe në emisionin “Open”, ku ai u shpreh se ishte i kënaqur me punën e bërë.

Më tej, ai shtoi se për të krijuar punën, nuk ishte bazuar tek Marin Barleti, madje as tek Kadareja por tek kronikat turke të kohës.

PJESË NGA EMISIONI:

Si ndjeheni?

Sinan Aliaj: Unë për vete jam i kënaqur me atë që kam realizuar.

Ku jeni bazuar? Në çfarë studimesh historike…

Sinan Aliaj: Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek perandoria otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua.