Ballina Aktualitet Reagimi i fortë i mjekut: Papërgjegjshmëri në kulm! Pacientët s’duhet të vrasin...

Reagimi i fortë i mjekut: Papërgjegjshmëri në kulm! Pacientët s’duhet të vrasin veten! Hapni spitalet rajonalë

Nga Erion DASHO

Papërgjegjshmëria në kulm! Një thirrje për ministrinë dhe komitetin: Hapni spitalet rajonale dhë ata lokalë! Shfryni presionin mbi spitalet COVID!

Mos i tregoni qytetarëve “strategji” mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht!

Vdekjet e raportuara po rriten çdo ditë! Shumë më tepër vdekje nga COVID po ndodhin në shtëpi në pacientë që as diagnostikohen, as raportohen!

Vetëm mjekë dhe infermierë kanë vdekur më tepër se 20, sepse janë lënë pa maska dhe mjete mbrojtëse!

Jetojmë dhe Europë, në shekullin e 21-të!

Njerëzit nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem…

O bëni ndonjë lek punë, o ikni!

Njerëzit janë lodhur duke ndjekur të qarat tuaja patetike dhe filmat në stil Bollywood-i!

Po kaloni çdo cak…

Exit mobile version