Pacienti me Covid-19 u hodh nga spitali, vëllai publikon fakte tronditëse: Tha më kanë lënë gjithë natën jashtë në urgjencë

Vëllai i Leonard Skabonës, 60-vjeçarit nga Rrësheni që u vetëvra natën e kaluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” deklaron për News24 se vëllai i tij kishte vetëm dy ditë në spital.

Sipas tij, Leonardi kishte një kollë të fortë dhe kishte bërë tamponin, por nuk e kishte pritur përgjigjen dhe ishte shtruar me dëshirën e tij në spital.

Vëllai thotë se ai nuk kishte arsye për të ndërmarrë një akt të tillë dhe se madje një natë më parë ose pak orë para vetëvrasjes i kishte kërkuar veshje, të cilat do t’ia çonte sot në spital.

Vëllai kërkon të zbardhet e vërteta pasi përveç letrës së morgut askush nuk ka komunikuar me të.

“Unë jam vëllai i vogël i Leonard Stabonës. Vëllai im është shtruar në spitalin e Sanatoriumit ditën e shtunë, ka ndenjur në urgjencë, të dielën më ka marrë në telefon tre herë dhe më ka kërkuar veshjet. E kam pyetur si je, mirë. Ka thënë që jam shumë shumë mirë. Vëllai im në momentin që është shtruar në spital ka pasur vetëm një kollë.

Në orën 2 e gjysmë të natës më marrin urgjenca e sanatoriumit dhe më thotë ‘më vjen keq vëllai jot është hedhur nga ballkoni’. Tani shkoj sot në mëngjes dhe kërkoj tek sanatoriumi arsyen, doktoresha që ishte roje më tha që nuk di gjë për këtë problem. I thashë kërko se mua më kanë marrë. Komunikova më përpara me të dhe i thashë ky numër më ka marrë në telefon mbrëmë që vëllai yt ka ndërruar jetë. Zonja shkoi pyeti dhe më tha është e vërtetë dhe vëllain e ke tek morgu Nënë Tereza.
Shkoj tek morgu Nënë Tereza nga ora 8:30, ishin rregullat që duhet të marrësh 112 që të vinte ekspertiza aty. Nga ora 8:30 deri në orën 12:00 mua nuk më ka dhënë përgjigje asnjëri. Nuk e di a është bërë ekspertizë, vëllai im nga se ka vdekur dhe si ka mundësi një njeri të hidhet nga ballkoni duke qenë mirë. Për mua morgu më ka dhënë vetëm këtë letër këtu që thotë vetëvrasje.
LEXO EDHE  Po si ka mundësi vëllai im nuk u vetëvra në Laç dhe kur televizori dhe mjekët kanë thënë që ka 10 ditë që është shtruar në spital. Pse dalin këto gënjeshtra. Kjo është diçka që duhet sqaruar se nuk i ka ndodhur vetëm vëllait tim. Ditën e shtunë e kanë lënë gjithë natën jashtë në urgjencë. Më ka thënë vetëm kështu që do të marr vetëm unë, ti mos i bjer telefonit.
Të dielën kam komunikuar në drekë, kam shkuar në shtëpi nga ora 7 pa çerek deri në 7 e çerek kam folur me vëllain dhe më tha mua më sill këtë, këtë. Ishte normal. Më kërkoi të gjitha gjërat. I kam thënë Nardi të gjitha gjërat t’i ka blerë vëllai të reja dhe do t’i sjell unë, të hënën i ke aty. Natën më morën në telefon që vëllai është hedhur.
Vëllai im vetëm jetonte në shtëpi, në kat të dytë, nëse ishte për t’u hedhur hidhej nga shtëpia e vet. Ka ikur me dëshirën e vet atje. Ka bërë tamponin nuk e ka pritur përgjigjen. Ka pasur vetëm një kollë të rëndë. Policia gjyqësore nuk më ka takuar fare, unë nuk e di arsyen se përse ka vdekur”, tha i vëllai viktimës.
Screenshot 3 36 696x417 1