Një tjetër pacient vret veten duke u hedhur nga “spitali i vdekjes”

Një tjetër pacient ka vrarë vetën sot pas mesnate duke u hedhur nga dritaret e spitalit ku ishte shtruar.

Personi që ka ndërruar jetë në vend është një 60-vjeçar me iniciale L.S. Policia nuk tregoi se në cilin spital ishte shtruar por dyshohet se ka ndodhur tek Sanatoriumi.

Ky është pacienti i pestë që vret veten në spitalet Covid të vendit.

Rasti i parë që më datë 13 gusht 2020, rreth orës 4:30 të mëngjesit, është vetëhedhur nga kati i 3 i Sanatoriumit Xhulio Koça, 29 vjeç, që për pasojë ka ndërruar jetë.

Më 2 shtator 2020, ishte 65-vjeçari Hasan Mira, që veproi po njesoj dhe humbi jetën.

Më datë 1 nëntor 2020, rreth orës 3 :10, është hedhur nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi” edhe Preng Gjonaj, 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Rasti më i fundit qe i Reshat Grembit, 69- vjeçarit me Covid shtruar tek Infektivi, i cili i dha fund jetës rreth 3 javë më parë.