Denoncimi i fortë nga Albkontrolli: Rama, Xhaçka dhe Lleshaj përdorin helikopterët si taksi për fushatë

Një punonjës i Albkontrollit ka denoncuar një skandal të madh që ndodh me përdorimin e helikoperëve nga qeveritarët për fushatë.

Punonjësi i Albkontrollit i është drejtuar me një mjesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, helikopterët përdoren vetëm nga Kryeministri dhe Ministrat e Mbrojtjes dhe të Rendit. Një udhëtim i tyre me helikopter kushton jo më pak se 10-15 mijë euro.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Albkontrolli denoncon:

Narkoministrat Xhaçka, Lleshaj dhe Edvini perdorin Helikopteret si taksi.

Ata shpenzojne ne çdo rruge se paku 10000€.

Gjate veres jane te regjistruara dhjetra udhetime taksi per ne pazhe dhe zona te tjera turistike.

Lexoni denoncimin e punonjesit te Albkontrollit. sb

Dr Berisha!! Jam nje kontrollor trafiku ajror ne Albcontrol, dhe Petro Koqi rren si derri, jo vetem qe perdorin helikopterat minstrat per fushate por ne kohe vere i perdorin per te shkuar e ardhur nga plazhi i jugut per taksi. Biles ato helikoptera perdoren vetem nga Kryeministri dhe Ministrat e mbrojtjes dhe te rendit. Nje udhtim i tyre me helikopter kushton jo me pak se 10-15 mij euro. Ne rregjistrat e Albkontrollit jane te rregjistruara vetem gjate veres dhjetra udhtime taksi Tirane plazhe me helikjopterr.Le ta vertetoje po te doje Petro Koqi ne regjistrat e Albcontrol dhe AAC-se. Te Lutem dr anonim.