Humb jetën nga Covid-19 ish-kreu i Këshillit të Qarkut

Ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan, Kozma Hakani.

Mësohet se Hakani ndërroi jetë ditën e sotme pas dy javësh beteje me virusin në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Kozma Hakani ka qenë gjithashtu dhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit, për 40 vite me radhë ai punoi në sistemin e arsimit në shkolla të ndryshe të qytetit të Elbasanit.

auto virusi1606765758