Basha: Edi Rama në ankth, po e përdor fatkeqësinë natyrore dhe pandeminë për zgjedhjet

Fatos Hakorja: Pyetja është kur të qëllojë fushata elektorale do japi çelësat dhe do krijojë perceptimin që ësht5ë një qeveri e cila punon, që është një qeveri e cila zgjidh disa halle njerëzish se ndoshta në shportën e madhe, dhe po tregohem pak cinik në artikulim, në shportën e madhe të zgjedhësve nuk është se luajnë ndonjë peshë të madhe por në perceptimin publik ku sot politika është PR, është marrëdhënie me publikun, është në rrjete sociale, etj, krijohet përshtypja që qeveria bëri ç’ishte e mundur me disa kulme siç ishte Konferenca e donatorëve dhe siç ishte tek e fundit dhënia e shtëpive, e çelsave, se kanë filluar ta bëjnë..

Lulzim Basha: E kuptoj. Si me tërmetin, si me pandeminë mendoj që një qasje e tillë do të ndëshkohet nga qytetarët. Pse? Ti nuk mund ti thuash njerëzve që prit të vijë Janari dhe unë do të të jap ty një ndihmë për familjet në nevojë ekonomike, ka futur dyfishimin e ndihmës ekonomike, po mirë deri në Janar këta fëmijët do hanë? Apo nuk do të hanë? Këta të sëmurët do blejnë apo s’do blejnë medikamente për COVID që ju shkon shpesh herë sat ë ardhurat vjetore familjare. Pra këtu ka një cinizëm të pa shpirt, këtu ka një pandjeshmëri totale.

Duket qartë që këtu ka pra një nxitim elektoral apo një ankth elektoral. Mirë po dakord zgjedhjet janë një herë në 4 vjet po shqiptarët nuk hajnë një herë në 4 vjet, fëmijët duhet të hanë natë për natë, duhet të ushqehen ditë për ditë, duhet tu blihen këpucët mjaftueshëm në kohë që mos shkojë me balloma të grisura në shkollë, duhet të kenë libra, në ç’muaj do të kenë ilaçe, pensionistët duhet të kenë ngrohje, duhet të kenë mbështetjen minimale gjatë dimrit.

Për këto kush mendon, kush e ka detyrën të mendoj për ta, e kujt është përgjegjësia? Sigurisht e qeverisë dhe shqetësimi që ne kemi ngritur është çfarë po bëhet sot me këta njerëz? Çfarë do të bëhet me këta njerëz javën e ardhshme? Çfarë do të bëhet me ta deri më 1 janar? Çfarë do të bëhet deri më 31 janar ku ndoshta, ndoshta do fillojnë të bëjnë fjalën sepse kemi dhe një realitet tjetër që tjetër gjë thuhet tjetër gjë bëhet. Pra për mua e kundërta është problemi. Ankthi elektoral i Edi Ramës, ankthi nga zgjedhjet e ardhshme nga përballja me gjykimin popullor po e shtyn drejtë instrumentalizimit edhe të asaj që me çdo kodë njerëzor në radhë të parë por edhe politik nuk duhet të instrumentalizohet, siç janë familjet që janë akoma në çadra, siç janë të sëmurët COVID, siç janë gjendja në kolaps e spitaleve në Shqipëri.

Endri Xhafo: Zoti Basha nëse kolegët nuk kanë një pyetje tjetër për këtë çështje.
Fatos Hakorja: Edhe diçka. Dua ta vazhdoj pak pyetjen e koleges sepse është shumë interesante.

Lulzim Basha: Po patjetër.

Fatos Hakorja: Supozojmë që ju vini në pushtet në 25 prill. Të gjitha këto familje që janë të dëmtuara nga tërmeti dhe janë akoma në çadra nuk i kanë marrë akoma shtëpitë, në qeverisjen tuaj sa kohë do duhen që të gjithë të strehoen? Pra kur këto shqiptar që janë të pastrehë që Edi Rama i ka lënë pas dore të braktisur kur do të jenë në shtëpi të gjithë?

Lulzim Basha: Unë ju garantoj për një gjë, që këtë do ta konsiderojmë siç është në të vërtet një problem katastrofe totale pavarësisht se ka prek kryesisht zonën që përmenda të Durrësit, të Krujës dhe të Kurbinit dhe rrethinave të Tiranës dhe si e tillë do kërkojmë masa të shepjta emergjence. Masat e para që do të ndërmerren është që nuk do të ketë familje në çadra brena muajit të parë, të marrjes së përgjegjësisë nga qeveria e ardhshme. Dhe kjo është lehtësisht e bëshme. Unë përmenda një shifër e cila është, do të thoja maksimumi që duhej për të blerë kontenier mjaftueshëm për të gjitha familjet.