“Barcaleta me masat anti-Covid”, Këlliçi publikon shkresën e Zv/ministres Rakacolli drejtuar Ruçit

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar shkresën zyrtare me masat anti-Covid, që Zv. Ministrja Mira Rakacolli, i ka dërguar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Sipas Këlliçit, ‘nuk është hera e parë që masat kufizuese anti-Covid bëhen burimi kryesor i barcaletave “Made in Albania”, por kjo shkresë e Zv. Ministreshës Mira Rakacolli drejtuar shokut Gramoz, i ve kapak’.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Nuk është hera e parë që masat kufizuese anti-Covid bëhen burimi kryesor i barcaletave “Made in Albania”, por kjo shkresë e Zv. Ministreshës Mira Rakacolli drejtuar shokut Gramoz, i ve kapak.

Sipas zonjës në fjalë, qëllimi i urdhërit ka qenë “ndalimi i grumbullimeve të posaçme, kryesisht tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonite e festave, ku rreziku i transmetimit të virusit është shumë i lartë.” Domethënë, aty ku mblidhen Partia Demokratike dhe Opozita, qenka vatër infektimi. Sa herë i teket kryeministrit, ministrave, kryebashkiakut të Tiranës, e kampit tuaj, të bëjnë mbledhje partie, koncerte, ahengje me saze, pritje-përcjellje, nuk ka Covid nëpër këmbë.

Me gjithë këtë talent për humor politik, ju këshilloj të bëni një audicion për aktore në “Portokalli”.

Konkuroni fort me kolegun tuaj Klosi, që shqiptarëve u heq muzikën se valët transmetokan Covid, ndërsa të sëmurëve në spital u bëni aheng me saze.

Të sëmurët duan celularët e tyre të flasin me familjarët, të gjejnë kurajo e motivim prej fjalëve të tyre, kurse ju keni hall se mos filmojnë të pabërat që mbuloni me dajre.

Përqëndrohuni tek të sëmurët se po deprimohen njëri pas tjetrit. Jepini rimbursim se po harxhojnë vetëm për barnat 60 mijë lekë! Nëse merr edhe oksigjen shkon deri në 120 mijë lekë të reja! Jepni 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët!

Bëni detyrën!

128978891 3583103011712805 610431587013313481 o