Analisti i përvisht Ramës për vetëvrasjet: Prapë Shefqeti e ka fajin?

Analisti Ylli Dylgjeri ka komentuar vetëvrasjet tek spitali “Shefqet Ndroqi” teksa tregon një histori tragjike të vitit 2005 ku një pacient me probleme të shëndetit mendor kreu aktin tragjik. Në atë kohë, u morën masat e duhura dhe u pushuan njerëzit nga puna.

Për rastet e javëve të fundit ku pacientët me Covid po i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkonet, Dylgjeri ngre pyetjen nëse drejtësia e Ramës do ia lërë sërish fajin “Shefqetit”.

Postimi i plotë i Dylgjerit

Drejtor, prap Shefqeti e ka fajin? Zhvilloheshin zgjedhjet kuvendore te vitit 2005. Isha i ngarkuar te punoja ne shtabin e Kryeministrit te kohës që kandidonte në zonën 99-të, në Sarandë. Në ato muaj u bënë mjaft investime në Sarandë.

Një prej tyre ishte edhe pista uljes së helikopterit pranë Spitalit te Sarandës. Mori pjesë vetë Kryeministri në inagurim. Siç e deshte puna u morra me organizimin e ceremonisë përuruese. Kontaktova me autoritetet me të larta të Spitalit për pritjen dhe organizimin sipas rregullave.

Kështu në ditën e planifikuara, në shesh krahas qytetarëve, elektoratit te majtë, kishin dalë edhe të sëmurët në ballkonet e spitalit. Dhe si të mos mjaftonin këto, drejtoria kishte nxjerrë në ballkonet e katit të fundit edhe të sëmurët psiqikë!!! E pa besueshme! Aq qesharake u bë kjo prani e tyre, sa kur Kryeministri kërkoj të marrë fjalën përshëndetëse, të gjithë u qetësuan, të sëmuret psiqike jo. Nuk pushonin se brohorituri. Tentova të komunikoj me to, me personelin përgjegjës, por e kote…

Më keq thërrisnin. Kur e përjetoi këtë situatë Kryeministri mu drejtua mua, me humor me tha: A ja ke dhëne ilaçet? S’e desha veten. Ngjis shkallët e spitalit, dhe bashkë me infermieret që u ndodhën i muarrëm dhe i mbyllëm nëpër dhomat e tyre. Por nuk ishte e thënë. Njeri kishte shpëtuar, e i është bashkuar të mënçurve…

Ndërkohë pasi u vu qetësia, u mbajt edhe fjala përuruese e mes duartrokitjeve e mbyllem dhe vijuam në përurimet e tjera në kanalin e Bistricës. Me të mbritur aty, në koktejin e organizuar për përurimin e një parmaku 12 km përgjatë lumit, vjen një lajm i rëndë nga gazetarët lokal.

Më vinë e me thonë me një frymë: Zoti Dylgjeri, sa u largua Kryeministri nga Spitali i Sarandës, një nga të sëmurët është hedhur nga kati lart…dhe vdiq! UaaaaUuuu! E keni verifikuar lajmin? – u them. Po- më thonë.

Marr makinën e nisem drejt spitalit. Aty ndeshem me mjeket, drejtorin dhe policinë. I pyes per rrethanat, me thone se… e ka rast të perseritur hedhjen nga lartësitë? Çështe kjo !? Po Ju çmasa keni marrë ? – i them drejtorit? Uli sytë dhe nuk mu përgjegj.

Me tej ngjarja morri përmasa.U bënë analizat e shkarkimet e bashkë me to çështja shkoj në gjykatë…

Nuk e di, në Spitalin “Shefqet Ndroqi” a ka përgjegjësi, Drejtori i Spitalit etj, pas 4 hedhjeve dhe përfundimit tragjik të tyre? Apo si zakonisht drejtësia e Ramës ja ka lëne edhe këte herë fajin…Shefqetit! Se i kujtoj, që mua, per nje strofe vjershe më shkarkuan…