68 të vdekur nga Covid-19 në Elbasan, 3 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Abcnews.al, bëhet fjalë për një 57 vjeçar, një 79 vjeçar dhe një 77 vjeçar, të cilët ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh.

Të tre ata janë nga qyteti i Elbasanit. Me vdekjen e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Elbasan përllogaritet të shkojë n` 68.

Ndërkohë, një 60-vjeçar nga Kurbini u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” pak pas mesnatës së djeshme duke humbur jetën.