3 ditë pozitive me Covid-19, ndërron jetë mjekja 40-vjeçare

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga një sulm në zemër mjekja 40 vjeçare në Turqi, Ferdane Bilgi, e cila rezultoi edhe pozitive nga testi i Covid-19 prej datës 27 nëntor.

Bilgin ishte pjesë e stafit administrativ në qendrën e Spitaleve Publike të Drejtorisë Shëndetësore Hatay, e cila ishte e martuar me dy fëmijë.

Drejtori i Shëndetësisë në Hatay Dr. Mustafa Hambolat, në postimin e tij në mediat sociale, shprehu ngushëllimet për të afërmit e mjekes dhe stafit shëndetësor

“Ferdane Bilgin, një nga anetaret e personelit të Drejtorisë Shëndetësore Krahinore të Hatay, Presidenca e Spitaleve Publike, ka ndërruar jetë. Mëshira e Zotit qoftë për të ndjerën dhe uroj ngushëllime për të dashurit, familjen e saj  dhe komunitetin tonë shëndetësor“, tha Hambolat.