1 mijë raste aktive me Covid-19 në Vlorë, ja ku janë zbuluar të prekurit në 24 orët e fundit

Vlora, e cila gjatë gjithë muajve të verës mbajti një numër të ulët infektimesh nga Covid, duket se po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve. Vetëm gjatë ditës së djeshme në qytetin bregdetar janë zbuluar 59 raste të reja, duke e çuar në 952 numrin e të prekurve aktiv në gjithë rrethin.

Gjatë fundjavës, e cila përkoi dhe me festën e Çlirmit dhe të Pavarësisë, Vlorën e frekuentuan dhjetra pushues, që mund të çojë në një rritje të mëtejshme të infektimeve në ditët e ardhshme, pavarësisht se strukturat hotelerike u shprehën se pritja është bërë duke respektuar të gjitha rregullat e pandemisë.

Nga të prekurit e një dite më parë janë:

5 mësues (4 në qytet,1 në fshat).

2 edukatore në shtëpinë e fëmijës Vlorë.

1 nxënës në gjimnaz.

1 student.

1 rast në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime.

1 në shërbimet publike bashki.

2 në kadastër.

2 në polici.

4 infermiere në qendra shëndetësore.

1 në bazën e pashalimanit.

Rastet e tjera pensionist dhe raste kontaktesh.