Braktiset nga bashkia, invalidi me shtëpi të shkatërruar nga tërmeti denoncon: Veliajn: Më ka përjashtuar nga gjithçka

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa bisedoi me banorin e njësisë 8, Shaqir Kasmi, i cili nuk ka përfituar nga procesi i rindërtimit, megjithëse shtëpia e tij është dëmtuar plotësisht. Shaqiri tregon se shtëpia pësoi dëmtime që në shtatorin e kaluar.

“Shtëpinë e pa inxhinjiere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi, e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”, tregon Shaqiri, i cili ka një fatkeqësi të dyfishtë.

Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Fatkeqësia tjetër ishte se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëmë në shtëpi, megjithëse realiteti është krejt i kundërt.

“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmen e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”, thotë Shaqiri, i cili tregon se nuk ka marrë as bonus, asgjë nga bashkia.

Shaqir Kasmi: Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, “dua cetëm që të ma rregullojnë se leket nuk i dua Ina Zhupa: Ti do që të rregullosh shtepinë, që të fusesh kokën .

Qytetari: Unë dua të rregulloj shtëpinë që të rri tamam si të gjithë njerëzit”.

2 37