Basha nderon Adem Jasharin në ditën e lindjes: Sakrifica e tij, frymëzim hyjnor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili lindi më 28 nëntor 1955.

Basha e ka nderuar kujtimin e Adem Jasharit duke postuar edhe foto nga ceremonia e vendosjes së shtatores së tij në Tiranë, 8 vite më parë.

“Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari!”, u shpreh Basha.

4 11

1 45

2 38

3 29

5 8