Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve nga mediat turke, epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Malatyas dhe një thellësi rreth 5 kilometra duke u ndjerë i fortë në sipërfaqe.

Tërmeti u shoqërua me disa lëkundje të tjera të lehta, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Kujtojmë se me 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm. Pas tërmetit u shembën disa ndërtesa duke lënë në rrënoja një numër të madh njerëzish. Fatkeqësisht nga shembjet kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë kanë mbetur të plagosur.