“Në çadra jetojnë dhe sheikët, po nuk shajnë qeverinë”, shpërthen rrjeti ndaj Ahmetajt

Në përvjetorin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama i hipi avionit dhe u nis për në Abu Dabi. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, vetëm kostoja e avionit ishte 200 mijë dollarë.

Prej andej, Rama nënshkroi me ministrin e tij, Arben Ahmetaj, në një holl hoteli, një marrëveshje për ndërtimin e 2 mijë banesave.

Ndërkohë, në mëngjes Rama shpërndau një video ku fliste se sa shumë kishte vuajtur ai ditën e tërmetit dhe më pas. Asnjë fjalë për ata që vazhdojnë të vuajnë nëpër çadra.

Zemërimi në rrjetet sociale ishte i madh. Por veçanërisht një batutë nga mjeshtri Agim Xhafka u bë virale.

Batuta

“Në çadra jetojnë dhe sheikët në Dubai, po nuk shajnë qeverinë”- TIGRI