Tre oficerë të policisë franceze janë pezulluar pasi ishin filmuar duke rrahur dhe dyshohen se kanë dhunuar për racizëm, një producent muzike në studion e tij në Paris.
Një hetim zyrtar është hapur – hetimi i tretë i tillë brenda një jave – mbi sjelljen e oficerëve. Incidenti i fundit vjen pasi deputetët në parlamentin francez votuan për të miratuar një ligj të ri që rrit fuqitë policore.
I dhunuari, e identifikuar vetëm me emrin e tij të parë, Michel, po kthehej në studion e tij të muzikës në lagjen 17-të të Parisit mbrëmjen e së shtunës që kaloi, kur Policia zbuloi se ai nuk kishte vënë maskë. Tre oficerë, dy me uniformë dhe një me rroba të zakonshme, dyshohet se u hodhën nga makina e tyre dhe e shtynë Michel përmes derës së përparme të studios.
“Para se të dëgjoja ndonjë fjalë, ndjeva një dorë që më shtynte a më tërhiqte, nuk e di se çfarë. Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Fillova të thërrisja për ndihmë”, i tha Michel, drejtori i Black Gold Corp Studios, faqes së lajmeve Loopsider.
Pamjet tregojnë policinë që e godet me grushte dhe shkelma dhe deri edhe me shkop mbi kokë dhe trup. Nga goditjet fizike, Michel, i cili tha se ishte kapur aq shumë në befasi, nuk qe as i sigurt në ishin oficerë të vërtetë policie, aq shumë fyerje raciste i kishin bërë.
“Unë dëgjoja sharje. E kam dëgjuar disa herë. Ata më godisnin me shkopin. Pa pushim”, tha ai.
Pasi i bëri thirrje për ndihmë kolegëve në një kat më poshtë dhe me gjakun që i derdhej nga koka, Michel dhe të tjerët arritën të shtynin e t’i nxirrnin tre oficerët nga dera e përparme.
Policia më pas theu një dritare dhe hodhi një bombol lotsjellës brenda pronës. Pasi bënë thirrje për përforcime, ata kërkuan që Michel dhe të tjerët të dilnin jashtë nën kërcënimin e armës.
“Pata frikë. Mendova se ishte dita ime e fundit… Vazhdoja të thoja, “nuk kam bërë asgjë’ dhe ata vazhdonin të më bërtisnin që unë të ulesha në tokë”. Pasi dolën jashtë, oficerët e policisë vazhduan ta rrahin Michel dhe të tjerët.
“Papritmas dikush bërtiti, ‘kamera, kamera’. Ishte dikush që filmonte nga një dritare. Sapo Policia e dëgjoi këtë, e ndaloi rrahjen”, tha një nga viktimat.
Michel u dërgua në stacionin policor aty pranë dhe u akuzua për fyerje të policisë dhe përpjekje për të kapur një nga armët e tyre.
Pa ditur oficerët, megjithatë, një aparat fotografik brenda studios së producentit kishte filmuar veprimet e oficerëve. Michel u mbajt në paraburgim për 48 orë dhe u la i lirë pa asnjë akuzë. Të tre oficerët tani po hetohen për akuzat e “dhunës nga një agjent publik” dhe “deklarata të rreme”.
Të enjten, Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, shkroi në Tëitter se kishte nisur një hetim i brendshëm dhe se ai i kishte kërkuar shefit të Policisë së Parisit të pezullonte zyrat në fjalë.
Anne Hidalgo, kryetarja e Bashkisë së Parisit, shkroi në Twitter: “Jam tronditur shumë nga ky akt i patolerueshëm. Të gjitha pasojat duhet të nxirren nga këto fakte jashtëzakonisht serioze. Sundimi i ligjit është i padiskutueshëm. Jap gjithë mbështetjen time për Michel”.