“Ndihmë, mor, ç’po bëhet”?! Policia filmohet duke rrahur producentin brenda studios

Tre oficerë të policisë franceze janë pezulluar pasi ishin filmuar duke rrahur dhe dyshohen se kanë dhunuar për racizëm, një producent muzike në studion e tij në Paris.

Një hetim zyrtar është hapur – hetimi i tretë i tillë brenda një jave – mbi sjelljen e oficerëve. Incidenti i fundit vjen pasi deputetët në parlamentin francez votuan për të miratuar një ligj të ri që rrit fuqitë policore.

I dhunuari, e identifikuar vetëm me emrin e tij të parë, Michel, po kthehej në studion e tij të muzikës në lagjen 17-të të Parisit mbrëmjen e së shtunës që kaloi, kur Policia zbuloi se ai nuk kishte vënë maskë. Tre oficerë, dy me uniformë dhe një me rroba të zakonshme, dyshohet se u hodhën nga makina e tyre dhe e shtynë Michel përmes derës së përparme të studios.

“Para se të dëgjoja ndonjë fjalë, ndjeva një dorë që më shtynte a më tërhiqte, nuk e di se çfarë. Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Fillova të thërrisja për ndihmë”, i tha Michel, drejtori i Black Gold Corp Studios, faqes së  lajmeve Loopsider.

Pamjet tregojnë policinë që e godet me grushte dhe shkelma dhe deri edhe me shkop mbi kokë dhe trup. Nga goditjet fizike, Michel, i cili tha se ishte kapur aq shumë në befasi, nuk qe as i sigurt në ishin oficerë të vërtetë policie, aq shumë fyerje raciste i kishin bërë.

“Unë dëgjoja sharje. E kam dëgjuar disa herë. Ata më godisnin me shkopin. Pa pushim”, tha ai.

Pasi i bëri thirrje për ndihmë kolegëve në një kat më poshtë dhe me gjakun që i derdhej nga koka, Michel dhe të tjerët arritën të shtynin e t’i nxirrnin tre oficerët nga dera e përparme.

Policia më pas theu një dritare dhe hodhi një bombol lotsjellës brenda pronës. Pasi bënë thirrje për përforcime, ata kërkuan që Michel dhe të tjerët të dilnin jashtë nën kërcënimin e armës.

“Pata frikë. Mendova se ishte dita ime e fundit… Vazhdoja të thoja, “nuk kam bërë asgjë’ dhe ata vazhdonin të më bërtisnin që unë të ulesha në tokë”. Pasi dolën jashtë, oficerët e policisë vazhduan ta rrahin Michel dhe të tjerët.

“Papritmas dikush bërtiti, ‘kamera, kamera’. Ishte dikush që filmonte nga një dritare. Sapo Policia e dëgjoi këtë, e ndaloi rrahjen”, tha një nga viktimat.

Michel u dërgua në stacionin policor aty pranë dhe u akuzua për fyerje të policisë dhe përpjekje për të kapur një nga armët e tyre.

Pa ditur oficerët, megjithatë, një aparat fotografik brenda studios së producentit kishte filmuar veprimet e oficerëve. Michel u mbajt në paraburgim për 48 orë dhe u la i lirë pa asnjë akuzë. Të tre oficerët tani po hetohen për akuzat e “dhunës nga një agjent publik” dhe “deklarata të rreme”.

Të enjten, Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, shkroi në Tëitter se kishte nisur një hetim i brendshëm dhe se ai i kishte kërkuar shefit të Policisë së Parisit të pezullonte zyrat në fjalë.

Anne Hidalgo, kryetarja e Bashkisë së Parisit, shkroi në Twitter: “Jam tronditur shumë nga ky akt i patolerueshëm. Të gjitha pasojat duhet të nxirren nga këto fakte jashtëzakonisht serioze. Sundimi i ligjit është i padiskutueshëm. Jap gjithë mbështetjen time për Michel”.