Vizita e Bashës në Shkodër/ Kryebashkiakja Ademi: Zgjidhje e problemeve nesër në qeverisje…

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi vlerësoi vizitën që bëri dje në Shkodër kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Të prekësh nga afër situatën e bizneseve, të dëgjosh shqetësimet e tyre nga afër, të shkëmbesh ide dhe opinione, të afrojnë më shumë me zgjidhjen më optimale të mundshme të problemeve nesër në qeverisje të vendit!”, shkruan Voltana Ademi duke publikuar fotografitë e bashkëbisedimit me biznesmenë të vegjël.

Dje, pas takimit me kreun e opozitës, Ademi e përshkroi kështu situatën në këtë bashki:

“…Diskutuam edhe për situatën shumë të vështirë që po kalojmë në pandemi, në kushte shumë të vështira të familjeve tona në ndihmë dhe në nevojë ekonomike, të biznesit, sfidës që kemi përpara për të kaluar pandeminë – në pamundësi dhe në mungesë totale të një mbështetjeje që do të ishte e duhur, por nuk ekziston nga ana e qeverisë.

Shkodra vuan prej disa vitesh problematikën që lidhet me investimet e munguara dhe përsëri unë insistova dhe informova Kryetarin, por po e bëj me dije edhe publikisht atë që e kam thënë disa herë se në Shkodër kanë munguar dhe mungojnë investime për shkollat, kopshtet, çerdhet, infrastrukturën rrugore në qytete dhe nëpër fshatra, në ujesjëllësa dhe shërbime publike. Kjo është bërë më dije çdo vit dhe po bëhet edhe më rëndë.

Pavarësisht kësaj, bashkia Shkodër përpiqet të mbështesë me ato mundësi që ka familjet në nevojë dhe biznesin dhe të ndërtojë vendin e vet duke bërë ç’të jetë e mundur që të japë një shembull të mirë të vetqeverisjes vendore”.

8 11 11

1 40

6 5

5 7

7 3

auto Screenshot 11606301675