Sondazhi: Qytetarët nuk duan të shtrohen në spital/ “Më mirë të vdes në shtëpinë time se në spitalet shqiptare”

Në shtëpi apo në spital? Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në mendime se ku do të kuroheshin në rast se infektohen me koronavirus.

“Spitalet tona janë të rregullta. Prandaj ta heq merakun populli”, thotë një qytetar.

Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre janë shprehur për mikrofonin e ABC se i tremben trajtimit në spital, të ndikuar edhe nga historitë e dëgjuara në media apo nga të afërm.

“Nuk çoj njeri në spital. Ai personi i çonte bukë të atin dhe ai kishte tre ditë që kishte vdekur. Tani kë të besojmë. Këta janë mashtrues, po vdes populli rrugës”, thotë një qytetar.

Ndrysa një tjetër beson se shifrat tregojnë që vdekshmëria më e madhe ndodh në spitale. “Shifrat tregojnë se vdekshmëria është më e madhe është nëpër spitale sesa në shtëpia”, thotë ai.

Një tjetër shprehet i vendosur: “Besoj se kanë të drejtë. Më mirë të vdes në shtëpinë time se në spitalet shqiptare. Ka humbur besimi. Ka humbur shërbimi dhe gjithçka”.