Në vend të një requiem-i për 26 nëntorin 2019

Nga Oerd BYLYKBASHI

Nje vit me pare termeti nuk tronditi e rrenoi vetem pallate e shtepi. Shembi 51 jete e rrenoi shpirterisht ato familje, te afermit e tyre, tronditi zemrat dhe shpirtin e atyre qe termeti i preku duke i plagosur, dhjetera mijera qe i la pa shtepi apo qe ua demtoi ato e dhjetera mijera te tjere qe lane shtepite te tmerruar. Tronditi shpirtin e te gjithe shoqerise dhe e mbuloi me velin e zise e te dhimbjes.

Punonjesit tane te emergjencave germuan me duar e mjete rrethanore, sepse ishin te papapajisur. Qindra eksperte dhe vullnetare te huaj te trajnuar e pajisur nga shtetet mike na u gjenden vellazerisht mes fatkeqesise‎. Çdo viktime e nxjerre ishte si nje akuze per babezine njerezore. Çdo jete e shpetuar ishte si kumt i nje mrekullie. Dhjetera mijerat e femijeve, te rriturve dhe pleqve neper çadra ne mes te shiut e te ftohtit, te shihnin me veshtrimin e vrare nga dhimbja e vuajtja‎. Nje det trishtimi. Por edhe nje det solidariteti mes njerezve. Vetem shteti nuk ishte aty ku duhej te ishte. Nuk eshte as sot pas nje viti.

Durresi ishte nje qytet fantazme ne ditet qe vijuan. Te dukej se ecje ne Bejrutin e bombarduar. Rruget bosh. Kush kishte mbetur numeronte dridhjet e pasgoditjeve.

Nje vit me pare termeti tregoi themelet e ceketa e ne uje te shtetit dhe politikes. Atij shteti qe diku me mirebesim por pa eksperience e diku me babezi e ndarje te skajshme politike, kemi ndertuar ne 30 vite. Nje deshtim qe eshte zvarritur pergjate tre dekadave duke vrare shpresen me gjuhen e helmatisur te babezise.

Ndaj duhet rindertua gjithshka, jo thjeshte muret por edhe menyra si funksionon shteti, se si politika vendos per qytetaret, se si reagojme dhe kerkojme llogari, por edhe se si te perballojme bashke fatkeqesite. Duhet nje arkitekture dhe standarte te reja per te ndertuar shtetin e drejte te shqiptareve per shqiptaret. Jo thjeshte per pak politikanet qe vijne e ikin periodikisht.

Shqiptaret nuk jetojne ne ekrane LED me projekte 3D te qeverise se Edi Rames. Shqiptaret e kuptojne se si vidhet me projektet e rindertimit, shohin se si hienat e qeverise i jane turrur barkut te shijshem e te bute te fondit te rindertimit prej 1 miliard euro per ta shqyer. ‎Kane pare se si nderrohen letrat dhe me korrupsion e klientelizem politik nga DS1 demshperblehesh si me demtim DS4.

Por ka shume qe shtepite i kane vertet te shkaterruara por zvarriten zyrave e premtimeve boshe dhe vetem nje bonus qeraje kane marre nderkohe qe i zuri dimri i dyte jashte shtepive. Ka akoma me keq, shume jane ende ne çadra apo streha te sajuara ne oborre. Nderkohe prishen pallate sepse eshte vend i mire per te ndertuar por pallate germadhe qendrojne ne kembe si akuze. Ndertesat qe premtoi kryeministri jane postera elektorale sepse gjithshka behet per pushtetin e mandatit te trete dhe jo per hallexhinjte.

Zoti mos na provofte ‎me si nje vit me pare! Nje vit me pas, 26 nentori 2019 bie si nje kembane e kobshme per te na kujtuar se “muret” rrethuese te qytetit kane rene e duhen ringritur te forta e pa humbur me kohe, sepse barbaret e babezise se korrupsionit jane aty jashte mureve te rena te shoqerise sone, gati te turren e shqyejne buxhetin e radhes se taksave tona.