Largimi i shërbimit shëndetësor nga qytetarët, pasojë e dështimit “Rama”!

Nga Tritan SHEHU

“Drejtohuni shpejt per ne spital”, nje thirje kjo e Ministres sot, qe cuditerisht u drejtohet qytetareve, pikerisht per te fshehur realitetin e rende.

Ne kushtet e “largimit ekstrem te sistemit shendetesor nga qytetaret” si pasoje keq menaxhimit, kjo i duhej drejtuar se pari Kryeministrit, qe me deshtimin e plote ne te gjitha hallkat te epidemise, ka krijuar kete gjendje kaq te rende e te veshtire per qytetaret!

Nuk jane qytetaret qe drejtohen vete ne spitale, jane strukturat shendetesore qe i dergojne aty, vecanerisht kjo eshte theksuar nga menyra e menaxhimit Covid.

Por problemi eshte se e gjithe kjo menyre e gabuar menaxhimi, ka krijuar vetem largimin e qytetarit nga sistemi shendetesor, qofte ky paresori me mjekun e familjes, qofte ky spitalori.

Dhe kjo fillon me sistemin alo alo e viziten e munguar reale e direkte nga mjeku i familjes, odisene per testin PCR, berjes se egzaminimeve laboratorike e imazherike privatisht e deri te vajtja e detyruar ne ato dy spitalet e Tiranes, shpesh shume larg vend banimit te pacientit e te mbingarkuara, ndersa spitalet lokale qendrojne bosh.

Te gjitha koto vecse veshtiresojne artificialisht kontaktin e pacientit me sistemin, duke prishur keshtu edhe te vetmin tipar pozitiv qe kishte sistemi i yne mjekesor, aksesin e lehte per qytetarin.
Pra mos beni thirje absurde, qe tingellojne cinike duke fajesuar qytetaret, kur faji, pergjegjesia eshte e gjitha e menaxhimit.

Centralizmi ekstrem i tij jo vetem qe ka veshtiresuar shume kontaktin e qytetareve me sistemin duke demtuar rende shendetin, jeten e ekonomine e njerrezve, por ka krijuar dhe nje mosbesim te madh te tyre ndaj institucioneve shendesore.

Edhe kete mosbesim e keni krijuar pikerisht ju me keq menaxhimin e mungesen e plote te transparences.