Humbi djalin dhe gruan nga tërmeti, Bujari tregon pengun e madh dhe akuzon qeverinë

Bujar Çuka nga Thumana sot, një vit pas ngjarjes që i mori djalin dhe gruan, ka pengun e madh që askush nuk i dha zgjidhje për banesën e dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Ai u vizitua sot nga Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe u shpreh hapur për pengun që kishte ende në shpirt:

“Ra tërmeti i 21 shtatorit u shkatërruan komplet. Erdhën për së dyti. I thashë: pse keni ardhur?! “Kemi ardhur si stafi i bashkisë, erdhëm me pa dëmet”. Më thanë: “E kemi seriozisht, do të bëjmë diçka për ju”. Më thirrën te minibashkia: “Duhet të dalësh nga shtëpia” se “shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qera”.

Gjeta shtëpi me qera, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ata”, tha Bujar Çuka.