Basha: Qytetarët e Thumanës u prenë në besë! Duhet të ishin vënë para drejtësisë përgjegjësit…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në ‘Çim Peka Live’, deklaroi se, sot 1 vit pas tërmeti tragjik një numër i madh shqiptarët jetojnë ende në çadra.

Basha tha se, qytetarët e Thumanës u prenë në besë, u lanë të futeshin në dy ndërtesa që u bënë varri i shumë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Basha theksoi se, shteti shqiptar duhet të kishte nxjerrë para drejtësisë përgjegjëst për gjysmën e viktimave, ata që dhanë leje ndërtimi për pallate me cilësi të dobët.

“Edhe sot 1 vit pas tërmetit, një numër i madh familjesh janë në çadra. Dhimbja dhe vuajtja vazhdon të mbizotërojë në zonat e goditura nga tërmeti. Do të ishte në dinjitetin e këtij shteti të nxirrte para drejtësisë përgjegjësit për të paktën gjysmën e viktimave. Ajo që kam bërë para një viti, një punë e opozitës në kushtet e fatkeqësisë.

Opozita ka dërguar prej 10 muajsh kërkesën për të dërguar para drejtësisë përgjegjësit për katastrofën e Thumanës. Detyra e opozitës nuk është vetëm të tregojë problemin, por edhe të japim alternativën. Unë e shoh politikën si një instrument për të krijuar të mirë për njerëzit”, u shpreh Basha.