Basha: Filozofia e qeverisjes së Ramës, pa plan dhe e shkëputur nga vuajtjet e njerëzve të thjeshtë

Çim Peka: Zoti Basha po e nis me 26 Nëntorin, një vit më pas. Kryeministri Rama është larguar dhe pretendon se ka siguruar një marrëveshje ku do të kemi dhe 2000 banesa të reja. Megjithatë për të qenë korrekt pas një viti nuk kemi akoma qoftë edhe një pallat të vetëm të përfunduar. A ka një analizë zoti Lulzim Basha mbi atë ku jemi pas një viti fiks pas 26 Nëntorit.

Lulzim Basha: Sigurisht. Më shumë se sa një analizë që padiskutim e keni bërë dhe vazhdoni ta bëni shumë mirë ju përfaqësuesit e medias, analistët, gazetarët. Është e vërteta që tregojnë qytetarët. Unë sot kam qenë për këtë përkujtimore të hidhur te disa prej familjeve në Thumana ku gjatë këtij viti jam rikthyer shpesh dhe shoh se dhimbja dhe vuajtja e një viti më parë nuk janë lehtësuar. E njëjta gjë ndodh edhe me Durrësin edhe me zonat e tjera të Kurbinit, por edhe me fshatra të tjera të rrethinave të tjera të Tiranës, pra kemi një gjendje e cila është larg asaj që është premtuar një vit më parë.

Një vit më parë u premtua se Brenda vitit familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan do të futeshin në shtëpi të reja. Sot ky mbetet një premtim i parealizuar dhe në fakt një numër shumë i madh i familjesh, qytetarësh tanë janë edhe sonte që flasim ndërkohë që ka nisur acari i dimrit të dytë janë në çadra. Janë në çadra dhe i kam parë me sytë e mi sesi edhe gjatë ditës kur ka diell është një problem shumë i madh për të organizuar funksionimin minimal pa ujë të rrjedhshëm me temperature të ulëta, shtojeni kësaj pastaj dhe problemin e COVID që i ekspozon ata dyfish më shumë sesa banorët e tjerë.

Pra kemi të bëjmë me një numër të madh familjesh Shqiptare në zonat më të populluara të Shqipërisë që është zona e Durrësit, e Fushë Krujës, e Kurbinit edhe pjesë të Tiranës dhe rrethinave të Tiranës ku gjendja paraqitet shumë e rëndë. Gjithashtu mendoj se do të ishte në dinjitetin e këtij shteti që një vit pas ngjarjes tragjike të kishte vënë para drejtësisë përgjegjësit për të paktën për gjysmën e viktimave që ndodhën në Thumanë ku faktikisht të dy pallatet ishin deklaruar të pabanueshëm, banorët ishin nxjerrë fillimisht dhe jetonin në çadra.

Cim Peka: Megjithatë para një viti zoti Basha duket sikur ishit plotësues i zotit Rama dhe asnjë kritikë për menaxhimin edhe një muaj pas tërmetit. Sot e kuptuat që Edi Rama është ky që është dhe kjo qeveri nuk ndërmerr masa sepse një prej kritikave që është bërë para një viti, ju ka vlerësuar zoti Rama por kritikët e mediave kanë qenë pak të habitur me një farë heshtje tuajën të para një viti kur në fakt Thumana ndodhi për shkak të 21 shtatorit…

Lulzim Basha: Tani e vërteta është pak më ndryshe…

Çim Peka: Si është e vërteta? Para një viti, zoti Rama ju ka vlerësuar.

Lulzim Basha: Dëgjo pyetjen, unë as nuk kompleksohem as nga sulmet, as nga vlerësimet e kundërshtarit tim politik, sepse e di që i bën për politikë, ndërsa nga ju dhe përfaqësuesit e medias përpiqem të ekstraktoj të kërkoj korrektesë me faktet dhe këtë mënyrë mendoj që i afrohemi të vërtetës duke qenë që ajo është gjithmonë subjektive.

E vërteta është kjo që pa diskutim dhe të njëjtën gjë do të kisha bërë sa herë ti rikthehesha asaj ngjarje që kur mos ardhtë më e konceptoj detyrën time edhe si qytetar edhe si lideri i opozitës një moment të tillë të vështirë për të bërë të pamundurën për të krijuar një klimë apo një gjendje shpirtërore sa më të lehtë për ata që u goditën që humbën të dashurit e tyre dhe nga ana tjetër për të dhënë kontributin e opozitës nga detyrat e opozitës pa tundur gishtin në orët dhe ditët kur kishim akoma viktimat në gërmadha.

Për të dhënë këtë kontribut me aq sa mundeshim vetë për të shtyrë drejt marrjes së masave urgjente, për tu gjendur pranë familjeve, për të inkurajuar dhe për të kërkuar mbështetje nga të gjithë, nga organizatat bamirëse tek vetë vullnetarët tanë, për të falenderuar të gjithë të huaj që na u gjendën pranë në ato orë të vështira. Pa pikë diskutimi që ky nuk ishte momenti për të ngritur gishtin, por nga ana tjetër opozita asnjë moment nuk ka qëndruar pa kërkuar transparencë. Dhe në fakt është opozita ajo, në kundërshtim me atë që sapo thatë, që ka dërguar prej më shumë se 10 muajsh në prokurori kërkesën për të nisur një proces dhe për të finalizuar një proces të hetimit.

Unë e shoh politikën si një instrument për të arritur të mira në dobi të publikut. Nuk e shoh si sport apo si qëllim në vetvete. Si sport apo qëllim në vetvete e shohin ata të cilët ndërtojnë mbi fatkeqësinë. Unë dua jo vetëm të ndërtoj mbi fatkeqësinë, por të ndërtoj shpresë dhe gjëra të mira për njerëzit duke mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe kjo më ka udhëhequr edhe në qëndrimet që kam mbajtur një vit më parë. Edhe një herë për hir të transparencës meqë u ndërpremë, opozita e ka çuar këtë rast në prokurori. Desha të përmbyll mendimin tim të parë që do të ishte në dinjitetin e këtij shteti është kërkesa e familjar