Basha denoncon skandalin e Ramës me komandantin e UÇK-së: “Hap gojën çfarë do vetëm dëshmo kundër Bashës”

Kryetari i opozitës, Basha ka denoncuar skandalin e fundit të ramës në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Basha ka deklaruar se jo më larg se sot, Rama ka çuar njeriun e tij tek një komandantët e UÇK-së për ta joshur që të dëshmojë kundër Kryetarit të PD. “I ka thënë hap gojën çfarë do, tendera dhe koncesione vetëm tërhiq disa nga deklaratat që ke bërë në favor të Bashës që të vazhdojmë ne”, ka qenë denoncimi i Bashës.

Basha nuk ka pranuar që të japë emrin e komanantit të UÇK-së por përgjigjja e këtij komandanti ka qenë refuzuese ndaj ofertës së Ramës.

Ka dërguar sot një personazh të Tiranës tek një ish-komandant i UÇK t’i ofrojë tendera dhe para që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për Lulzim Bashën.

Çim Peka: Kishit ndërhyrje për rrëfimin e Ramës?

Enton Abilekaj: Jo për këtë jo. Nuk po e ndiqte zoti Basha zotin Rama…

Lulzim Basha: Çfarë t’i ndjek?! Boll e kemi ndjekur. Me 3D-ja kemi kaluar dhe Amerikës, po në fakt gjërat janë në mjerim. Unë një gjë kam për ta përmbyllur që të marrësh, që kredia të lëvrohet, që ju e dini fare mirë. Për çdo punë publike, përfshirë dhe strehimin duhet të kesh projekte të gatshme. Që t’i bënim projektet zoti Abilekaj, meqë më pyetët ca do kishit bërë. Gjatë pandemisë mund të ishin përfunduar ato projekte, po të kishim përfunduar projektet, kreditë do ishin lëvruar sot.

Në qoftë se qeveria do ta kishte përdorur kohën e pandemisë jo për propagandë, me dalë 20 orë nga 24 në televizor dhe në facebook e në telefon por për të përgatitur projektet për të dëmtuarit nga tërmeti, për të blerë mjaftueshëm tampone për këta të pandemisë, për të ndihmuar spitalet, nuk do të ishim në këtë gjendje. Po të mos kishim zhytur vendin këto 4 vite, vit pas viti në indeksin e korrupsionit ndoshta një pjesë edhe do ishin lëvruar. Tani nuk i zënë besë, nuk i zënë besë se ata shohin raportet, raportet e tyre.