200 mijë euro për avionin, Rama zhduket nga Shqipëria në 1 vjetorin e tërmetit tragjik!

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Shqipëria në 1 vjetorin të tërmetit tragjikt të 26 Nëntorit ku humbën jetën 51 qytetarë.

Pasi publikoi një video me përjetimet personale të një viti më parë, Rama ka fluturuar nga Rinasi së bashku me ministrin e Rindërtimit Ahmetaj. Destinacioni i tij është Abu Dabi, ndërkohë që nuk është publikuar asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë vizitë të kryeministrit.

Lajmin për largimin e kryeministrit e ka ndarë me qytetarët dhe ish-Kryeministri Berisha përmes një postimi në Facebook.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Hajduti niset me avion të veçantë për në Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti është nisur me avion në dispozicion për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nuk dihet qëllimi i ketij udhëtimi të fshehtë dhe pikërisht në 1 vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë. Flitet se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e këtij udhëtimi blic pasi thuhet se nesër do kthehet në Tiranë.

Miq, pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare.

Një udhetim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungese oksigjeni.