Foto/ Tifozët nuk mbajnë lotët, momenti kur arkivoli i Maradonës nxirret nga ambulanca

Trupi i pajetë i Diego Maradonës mbërriti në pallatin presidencial në Buenos Aires (Argjentinë).

Teksa, i gjithë vendi është në zi kombëtare për humbjen e legjendës së futbollit në moshën 60 vjeçare.

Në momentin kur arkivoli i Maradonës u nxorr nga ambulanca dhe u dërgua në pallat një grup tifozësh shpërthenë në lot.

Ndarja e parakohshme nga jeta e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona ka prekur të gjithë botën.

mm