Nuk ndalet çmenduria qeveritare, mjekët dhe infermierët hedhin valle në ballkonin e spitalit të “vdekjes”

Ndërkohë që çdo ditë nga spitali Shefqet Ndroqi mediat raportojnë për vdekje dhe probleme në trajtimin e të sëmurëve me Covid, duket se këtë të mërkurë atmosfera jashtë spitalit është disi më ndryshe. Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore ka dhënë një koncert në oborrin e spitaleve duke ndryshuar disi atmosferën mortore që ekziston prej muajsh në këtë spital për shkak të sëmurëve të shumtë me Covid që ndërrojnë jetë.

Në disa vende të tjera të botës janë parë mjekë dhe infermierë që kërcejnë nën ritmet e muzikës, por kjo ka ndodhur kur numri i të sëmurëve apo i të infektuarve me Covid ka shkuar në zero. Në Shqipëri asgjë nuk ka ndryshuar ende.