Mbyllja e pjesshme e shkollave, Basha: Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë, nuk di çfarë bën

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me vendimin për mbylljen e pjesshme të shkollave.

Basha thotë se, një ditë më parë Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat, ndërsa sot i mbyll. Basha shkruan se, Rama e ka humbur kontrollin dhe nuk e ka idenë se çfarë bën.

Reagimi i kreut të PD, Basha në Twitter

Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”.

Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë.

Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!

22 9