Lamtumirë Maradona! Argjentina tre ditë zi kombëtare për “djalin e artë”

Qeveria argjentinase ka vendosur që të mbajë tre ditë zi kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës të planifikuara për nesër.

Para dy javësh, iu nënshtrua një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut në tru dhe ia doli me sukses. Maradona kishte personel mjekësor që e mbanin nën vëzhgim në shtëpinë e tij, por nuk ia doli ti mbijetonte arrestit kardiak.

Maradona njihet edhe si El pibe de oro (djalii artë) dhe njihet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në vitin 1986, me skuadrën kombëtare të argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione botërore. Në vitin 1989, Maradona me Klubin futbollistik të Napolit fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 u shpallën kampionë të Italise.